Përshkrimi
Synimi i pozicionit: Të sigurojë mirëmbajtjen e rrjetit, të inspektojë linjat, të identifikojë problemet dhe të përgatisë raportimet përkatëse.
Detyrat
- Të njohë në mënyrë të saktë shtrirjen e rrjetit elektrik dhe kategoritë e materialeve të përdorura në të.
- Të identifikojë dhe të përcaktojë materialet që nevojiten për mirëmbajtjen rutinë dhe të jashtëzakonshme të rrjetit elektrik.
- Të kryejë mirëmbajtjen e linjave ekzistuese të furnizimit dhe të instalojë linja të reja sipas kërkesave, mundësive teknike dhe rregullave të sigurimit teknik.
- Të ndreqë defektet në pajisjet elektrike dhe elektronike.
- Të përmbushë edhe detyra të tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune në profile të ngjashme zbatimi.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira mbi përbërësit bazë të sistemit elektrik.
- Të njohë shumë mirë rregulloren e sigurimit teknik.
- Të ketë aftësi profesionale për instalime elektrike, si edhe për kontrollin dhe mirëmbajtjen e rrjetit.
Dokumentet e kërkuara