Përmbledhja
Hotel Rosa Blu synon të punësojë një Jurist me licence Avokatie.
Përgjegjësitë
Funksionet kryesore dhe qëllimi i përgjegjësive:
- Siguron zhvillimin e rregullt të të gjitha procedurave juridike.
- Organizon dhe ndjek përgatitjen e dokumentacionit ligjor të dosjeve, duke mbajtur përgjegjësi për të.
- Informon zyrat vazhdimisht për ndryshimet në legjislacion.
- Përpilon kontrata.
- Përgatit dokumentet dhe ndjek procedurat që i nevojiten kompanisë.
- Realizon korrespondencën me institucionet dhe personat juridikë.
Kërkesat për kandidatin
- Të jetë i pajisur me licencë avokatie.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
- Të jetë në moshë mbi 30 vjeç.
- Të ketë përfunduar Fakultetin Juridik.
- Të zotërojë aftësi të mira organizimi, edhe kur përballet me vëllime të larta pune.
- Të tregojë gjykim të mirë dhe të ruajë konfidencialitetin për çështjet e punës.
- Të ketë aftësi negocimi dhe të mund të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Të përpilojë dokumentacion të qartë e të saktë për mbrojtjen e interesave të kompanisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dokumentet e kërkuara