Përshkrimi
Shyze sh.p.k kërkon të rekrutojë një Inxhinier ndertimi ne Kantier.
Detyrat
- Të verifikojë që punimet të kryhen në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin dhe specifikimet teknike.
- Të shqyrtojë përputhjen ndërmjet projekteve dhe detajeve të tyre.
- Të përgatisë grafikun e punimeve dhe të ndjekë ecurinë e tij sipas projektit dhe planit të organizimit.
- Të hartojë dhe të kontrollojë të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit.
- Të garantojë që realizimi i punimeve të respektojë politikën e kompanisë për menaxhimin e cilësisë.
- Të monitorojë respektimin e cilësisë gjatë proceseve të ndryshme teknologjike.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet me diplomë në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të jetë i pajisur me licencë.
- Të njohë mirë programin AUTOCAD dhe Paketës Office.
- Të demonstrojë aftësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira për leximin dhe zbatimin e projekteve.
- Të ketë eksperiencë si Inxhinier Zbatimi në ndërtimtari, në objekte civile dhe rezidenciale.
Dokumentet e kërkuara