Përshkrimi
Instruktori i palestrës komunikon me klientët, mbikëqyr ushtrimet dhe aktivitetet e tyre fizike, nxit pjesëmarrjen aktive në programet ushtrimore dhe i trajnon për përdorimin e pajisjeve të palestrës.
Detyrat kryesore
- Harton programe për aktivitetet fizike, duke iu përshtatur nevojave dhe aftësive të klientëve.
- Rekomandon teknikat e përshtatshme të frymëmarrjes gjatë ushtrimit të aktiviteteve fizike.
- Udhëzon klientët për mënyrën e përdorimit të pajisjeve.
- Përgatit programin e aerobisë dhe e drejton atë në përputhje me grafikun e caktuar.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit Fizik.
- Të ketë më shumë se 2 vjet përvojë pune si instruktor në palestra që ofrojnë shërbim të nivelit të lartë.
- Të zotërojë njohuri për përdorimin e pajisjeve të palestrës.
- Të jetë i/e familjarizuar me teknikat bashkëkohore të trajtimit fizik.
- Të zotërojë njohuri në gjuhët e huaja Anglisht dhe Italisht.
Dokumentet e kërkuara