Përshkrimi
Hotel Rosa Blu ka një vend të lirë pune për pozicionin Financiere.
Detyrat
- Të ushtrojë mbikëqyrje dhe kontroll mbi të gjithë sistemin financiar dhe kontabël të shoqërisë.
- Të hartojë procedurat për regjistrimin e të dhënave në programin kontabël dhe të kontrollojë zbatimin e tyre.
- Të ndjekë me saktësi dhe në mënyrë të pandërprerë proceset financiare.
- Të analizojë dhe kontrollojë rregullisht faturimet dhe pagesat e klientëve, duke identifikuar ata që kanë probleme me shlyerjen e detyrimeve.
- Të kujdeset për marrëdhëniet me klientët dhe furnitorët lidhur me çështjet financiare.
- Të garantojë arkivimin e saktë të dokumentacionit dhe përfshirjen e të gjitha të dhënave të nevojshme për rritjen e efikasitetit të departamentit të financës, përfshirë dosjet e klientëve dhe furnitorëve, arkës dhe bankës, punonjësve dhe listëpagesave, aseteve etj.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë.
- Të zotërojë shumë mirë kontabilitetin dhe programin Finance 5.
- Të ketë njohuri shumë të mira për planifikimin dhe trajtimin e problematikave ekonomiko-financiare.
- Të ketë përvojë pune prej më shumë se 4 vjetësh.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel bazë.
Dokumentet e kërkuara