Konkurs per punësim
TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Zyrtar i lartë i Alokimit të Kredive Biznesore në Departamentin e Alokimit të Kredive në Zyrën Qëndrore.
Përgjegjësitë:
- Monitorimi i kredive të Biznesit në baza ditore,
- Kontrollimi i dokumenteve, përcjellja e punëve në pritje dhe kontrollimi i të gjitha punëve, të cilat bëhen në këtë departament.
- Ruajtja e gjithë dokumentacionit në mënyrë të sigurtë nga shmangia.
- I bindur të ruaj sekretet e informacionit dhe dokumentet sekrete të bankës, brenda dhe jashtë saj.
- Kontrollimi i propozimeve në sistem - TEBIS ,të jep përgjigje pa vonesa.
- Të rishikoj propozimet në sistem a janë në rregull nga ana teknike.
- Të shqyrtojë të gjitha dokumentet a janë në rregull sipas Politikave Kreditore të Bankës dhe
Procedurave.
- Monitorimi i kredive ekzistuese në sistem TEBIS, në të gjitha aspektet.
- Implementimi i të gjitha detyrave nga mbikëqyrësi i tij/saj në lidhje me të gjitha çështjet në
departamentin përkatës.
- Organizon dhe percjellë takimet e nevojshme të departamentit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet me diplomë në ekonomi apo Administrim Biznesi.
- Se paku tre vite përvojë pune në TEB, e afërt me fushën përkatëse.
- Të ketë njohuri rreth sistemit të bankës –TEBIS.
- Të ketë njohuri për Politikat dhe Procedurat e Bankës.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Te jetë analitik
- Të ketë aftësi për punë në presion, dhe aftësi të definojë kërkesat me prioritet.
- Komunikativ dhe i sjellshëm deri sa i trajton kërkesat e stafit.
- Njohuri të mira në MS Office
- Të jetë efikas në punën grupore.