Mundësi Praktike
TEB Sh.A është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi, e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar i BNP Paribas.
TEB tani është duke kërkuar kandidatë për pozitën Praktikant i Shitjeve Direkte në Zyrën Qendrore.
Përgjegjësitë:
- Skanimi i dokumenteve që lidhen me aktivitetet e Shitjeve Direkte me saktësi dhe
vëmendje ndaj detajeve.
- Përcjellja e rrjedhave të punës dhe procedurave të përcaktuara për të siguruar
qëndrueshmëri dhe pajtueshmëri.
- Arkivimi i dokumenteve fizike në mënyrë sistematike.
- Përgatitja e zarfave për dërgesat dalëse dhe trajtimi i postës hyrëse në mënyrë efikase.
- Mbështetja e procesit të skanimit duke verifikuar cilësinë dhe plotësinë e dokumenteve
para skanimit.
- Asistimi i stafit të Shitjeve Direkte në arritjen e objektivave të shitjeve përmes mbështetjes
administrative dhe koordinimit.
- Verifikimi i nënshkrimeve të klientëve dhe sigurimi që të gjitha nënshkrimet e nevojshme
të mblidhen dhe të regjistrohen siç duhet gjatë përpunimit të dokumenteve.
- Kontrollimi dhe konfirmimi që të përdoren formularët, marrëveshjet dhe dokumentacioni
i saktë para skanimit.
- Asistimi në detyra të tjera administrative që lidhen me departamentin e Shitjeve Direkte
sipas nevojës.
- Monitorimi dhe raportimi i çdo mospërputhje ose problemi të hasur gjatë procesit të
skanimit dhe dokumentimit.
- Sigurimi i pajtueshmërinë me politikat e kompanisë, kërkesat ligjore dhe rregullatore që
lidhen me trajtimin e dokumenteve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune (1-3 vite)
- Diplomë universitare në ndonjë fushë përkatëse, e preferueshme
- Aftësi të mira kompjuterike
- Aftësi të mira organizative dhe përgjegjës/e dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Patentë shoferi Kategoria B