Mundësi Punësimi
TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas. TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Analist i Zgjidhjeve të Biznesit për Zyrën Qendrore.
Përgjegjësitë:
- Menaxhon dhe mbikëqyr të gjitha aspektet e sistemeve të pagesave me karta të kompanisë, duke ruajtur marrëdhëniet me rrjetet e kartave, siguruar pajtueshmërinë me rregulloret e industrisë, optimizuar operacionet e përpunimit dhe zbatuar strategji për rritjen e efikasitetit dhe sigurisë së transaksioneve
- Analizon aktivitetet zhvillimore në sistemin e TI-së dhe siguron dokumentacionin analizues me të gjitha specifikimet dhe kërkesat për zhvillim
- Teston dhe kontrollon zhvillimet, kryen testimin nga përdoruesi fundor, merr miratimet për ndryshimet në sistem dhe dokumenton të gjitha funksionet e testimit
- Ndjek vendosjet përmes mjedisit të produktit dhe ndërhyn në kohë për problemet e mundshme
- Përgatit dhe përditëson udhëzuesit e ndihmës / manualet e menuve në rast ndryshimesh
- Trajnon përdoruesit fundorë rreth aplikacioneve dhe ndryshimeve të zhvilluara
- Kërkon zgjidhje për problemet për vazhdimësinë e shërbimeve
- Kryen takime dhe prezantime për të ndarë idetë dhe gjetjet
- Siguron zbatimin e hapave të ndryshimit dhe menaxhimit të projektit sipas procedurave
- Mbron të gjitha fjalëkalimet e IT, pajisjet, çelësat dhe dokumentet konfidenciale të dhëna
- Zbaton politikat dhe rregullat e sigurisë së të dhënave gjatë realizimit të çdo funksioni
- Administron aplikacionet specifike të dhëna nën përgjegjësinë e tij/saj
- Vepron si Kujdestar i të Dhënave në fushat përkatëse, sipas Politikës "DPD0271EN – Rolet dhe përgjegjësitë që lidhen me cilësinë, integritetin dhe mbrojtjen e të dhënave"
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Biznes, Financë ose fusha të ngjashme
- Njohuri të avancuara të PL SQL, MS SQL dhe MS Office
- Njohuri bazë rreth ueb shërbimeve
- Përvojë e mëparshme në sistemet e pagesave, përpunimin e kartave ose industrinë e shërbimeve financiare (e preferueshme)
- Kuptim i mirë i rrjeteve të pagesave me kartë, rregulloreve dhe standardeve të sigurisë
- Aftësi të shkëlqyera analitike, me aftësi për të interpretuar të dhëna komplekse dhe për të identifikuar tendencat
- Aftësi efektive komunikimi dhe ndërpersonale, me aftësi për të bashkëpunuar ndërfunksionalisht dhe për t'u komunikuar konceptet teknike palëve jo-teknike