Mundësi Praktike
TEB Sh.A është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi, e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar i BNP Paribas. TEB tani është duke kërkuar kandidatë për pozitën Praktikant i Shitjeve Direkte në Zyrën Qendrore.
Përgjegjësitë:
- Skanon dokumentet e Shitjeve Direkte me saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve
- Përcjell rrjedhat e punës dhe procedurat e përcaktuara për të siguruar qëndrueshmëri dhe pajtueshmëri
- Arkivon dokumentet fizike në mënyrë sistematike
- Përgatit zarfat për dërgesat dalëse dhe trajton postën hyrëse në mënyrë efikase
- Verifikon cilësinë dhe plotësinë e dokumenteve para skanimit
- Asiston stafin e Shitjeve Direkte në arritjen e objektivave përmes mbështetjes administrative dhe koordinimit
- Verifikon nënshkrimet e klientëve dhe siguron regjistrimin e saktë të tyre gjatë përpunimit të dokumenteve
- Kontrollon që formularët, marrëveshjet dhe dokumentacioni i saktë të përdoren para skanimit
- Asiston në detyra të tjera administrative të departamentit sipas nevojës
- Monitoron dhe raporton çdo mospërputhje ose problem gjatë procesit të skanimit dhe dokumentimit
- Siguron pajtueshmërinë me politikat e kompanisë dhe kërkesat ligjore e rregullatore për trajtimin e dokumenteve
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune 1-3 vite
- Diplomë universitare në ndonjë fushë përkatëse (e preferueshme)
- Aftësi të mira kompjuterike
- Aftësi të mira organizative, përgjegjshmëri dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Patentë shoferi Kategoria B