Mundësi Punësimi
TEB Sh.A është anëtare e Grupit TEB, e cila është formuar nëpërmjet një sipërmarrjeje të përbashkët në mes të njërës prej institucioneve financiare më të fuqishme në botë, BNP Paribas, dhe njërës prej bankave më me reputacion në Turqi, Turk Ekonomi Bankasi. Me 16 vjet operim në Kosovë, TEB Sh.A. është një nga lideret kryesore në sektorin bankar në Kosovë.
TEB tani po kërkon Mbikëqyrës të Raportimit Financiar në Divizionin e Financave në Zyrën Qendrore.
Përgjegjësitë:
- Kryerja e kontrollit të raporteve financiare ditore për menaxhmentin e Bankës.
- Përgatitja ose kontrollimi dhe dorëzimi i raporteve ditore, javore, mujore, tre-mujore dhe vjetore në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), në formatet e hartuara nga BQK dhe në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet e BQK-së.
- Përgatitja ose kontrollimi i raporteve të Grupit në përputhje me Standardet e Kontabilitetit të Grupit dhe udhëzimet e Grupit në mënyrë të rregullt dhe sipas kërkesës së Grupit.
- Përgatitja ose kontrollimi dhe dorëzimi i raporteve të ndryshme financiare tek institucionet financiare ndërkombëtare dhe palët e tjera të interesit përkatëse.
- Ndihma në përgatitjen, monitorimin dhe analizën e rezultateve mujore operative.
- Kryerja e kontrolleve të Nivelit 1 të aktiviteteve të Kontabilitetit Standard të BNP që janë nën përgjegjësinë e Departamentit të Kontabilitetit dhe Raportimit dhe regjistrimi i rezultateve në mjetet përkatëse të Grupit.
- Sigurimi i pajtueshmërisë me rregulloret bankare, standardet e kontabilitetit, rregulloret e BQK-së, Procedurat e Grupit dhe procedurat e kontrollit të brendshëm.
- Kryerja e rishikimeve dhe automatizimi i raporteve ekzistuese në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të ekipit dhe ekipin e MIS.
- Përcaktimi i paketave të reja të raportimit në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të ekipit dhe ekipin MIS, në përputhje me nevojat e biznesit.
- Validimi i raporteve të përgatitura nga rolet e nivelit më të ulët, duke siguruar saktësi, plotësi dhe pajtueshmëri të përgjithshme me kërkesat.
- Gjenerimi i raporteve dhe analizave ad hoc sipas kërkesave të menaxhmentit për qëllime të
vendimmarrjes.
- Ndërveprimi me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm në përfundimin e auditimeve.
- Ofrimi i udhëzimeve dhe trajnimeve për anëtarët e ekipit për të përmirësuar të kuptuarit e tyre të kërkesave të raportimit financiar.
- Analizimi i të dhënave financiare për të identifikuar mundësitë për optimizimin e proceseve dhe përmirësimin e efikasitetit.
- Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare në Kontabilitet, Financë, Menaxhim ose Ekonomi;
- Kualifikim profesional në kontabilitet (p.sh., SCAAK ose ACCA) vlerësohet shumë.
- Minimum tre (3) vjet përvojë relevante në kontabilitet dhe / ose raportim financiar, mundësisht në bankë, auditim ose financa korporative.