Përshkrimi
Kërkohet një Magazinier me përvojë në administrimin e materialeve, pajisjeve dhe inventarit, i cili do të mbajë përgjegjësi të plotë për regjistrimin e hyrje-daljeve dhe korrektësinë e stokut.
Detyrat kryesore
- Pranon, verifikon dhe regjistron materialet e pajisjet që mbërrijnë në magazinë.
- Shpërndan materialet vetëm mbi kërkesa të miratuara dhe dokumenton secilën dalje.
- Administron inventarin fizik dhe atë në sistem, pajton stokun në intervale të rregullta dhe raporton çdo mospërputhje.
- Sistemon magazinën sipas kategorive, kodeve dhe kërkesave për ruajtjen e materialeve.
- Verifikon fletëhyrjet, fletëdaljet, faturat, procesverbalet dhe dokumentet përkatëse shoqëruese.
- Bashkëpunon me kantieret, prokurimin dhe financën lidhur me furnizimet dhe kërkesat për materiale.
- Siguron mbrojtjen, pastërtinë dhe konservimin e duhur të materialeve, veglave dhe pajisjeve në magazinë.
Kualifikimet
- Të ketë së paku 5 vite përvojë si magazinier, me përparësi përvoja në kompani ndërtimi, logjistike ose të materialeve teknike.
- Përvojë në administrimin e hyrje-daljeve, inventarit dhe dokumentacionit të magazinës.
- Njohuri të mira në përdorimin e Excel dhe/ose programeve për magazinë/ERP.
- Aftësi për të dalluar, organizuar dhe kontrolluar materiale ndërtimore e pajisje teknike.
- Kërkohen saktësi, përgjegjshmëri, ndershmëri dhe organizim i mirë.
- Aftësi për të punuar në ritëm operacional dhe për të bashkërenduar kërkesa nga disa ekipe.
- Gatishmëri për angazhim full-time në Qerret.
Kritere me përparësi:
- Përvoja me inventar të materialeve të ndërtimit, instalimeve elektrike/hidraulike dhe veglave të punës vlerësohet.
- Leja ose përvoja në përdorimin e pirunit ngritës (forklift) konsiderohet avantazh.