Përmbledhje e pozicionit
Kërkohet një Inxhinier Elektrik me përvojë në projekte ndërtimi dhe instalime elektrike, i cili do të mbulojë ndjekjen teknike, bashkërendimin dhe verifikimin e sistemeve elektrike në objekt.
Detyrat kryesore
- Monitorimi dhe inspektimi i punimeve elektrike në kantier, në pajtim me projektet e aprovuara dhe kërkesat teknike.
- Interpretimi dhe kontrollimi i skemave elektrike, planeve të energjisë, ndriçimit dhe sistemeve mbështetëse.
- Harmonizimi i instalimeve elektrike me arkitekturën, konstruksionin, mekanikën dhe disiplinat e tjera MEP.
- Verifikimi i dimensionimit dhe instalimit të kabllove, paneleve, tokëzimit, rrufepritësit dhe pajisjeve elektrike.
- Mbikëqyrja e testimeve, matjeve, komisionimit dhe dokumentacionit as-built për instalimet elektrike.
- Sigurimi që materialet dhe pajisjet elektrike përputhen me projektin, standardet dhe specifikimet kontraktuale.
- Hartimi i raporteve mbi ecurinë e punimeve dhe koordinimi i nënkontraktorëve elektrikë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Së paku 5 vite përvojë profesionale, me përparësi përvojën në projekte ndërtimi dhe instalime elektrike.
- Njohuri të mira për sistemet e tensionit të ulët dhe të mesëm, shpërndarjen elektrike dhe mbrojtjet.
- Aftësi për të lexuar dhe verifikuar projekte, skema njëvijore dhe dokumentacion teknik.
- Njohje e mirë e AutoCAD; njohja e programeve për projektim/llogaritje elektrike konsiderohet avantazh.
- Njohuri mbi standardet teknike, sigurinë elektrike dhe proceset e testimit/komisionimit.
- Shkathtësi të mira për koordinim, raportim dhe zgjidhje të problemeve në kantier.
- Gatishmëri për angazhim dhe lëvizje ndërmjet projekteve, sipas nevojave të kompanisë.
Kriteret e preferuara:
- Përvojë në hotele, rezidenca, godina shumëkatëshe apo projekte të integruara MEP.
- Përvoja me gjeneratorë, UPS, ndriçim emergjence dhe sisteme për menaxhimin e energjisë vlerësohet si avantazh.
- Licenca profesionale përkatëse dhe patenta e drejtimit e kategorisë B konsiderohen avantazh.