Përshkrimi
Kompania po kërkon të angazhojë një Drejtor Shitjesh që do të udhëheqë dhe zgjerojë të gjithë veprimtarinë tregtare të saj, duke menaxhuar portofolin e automobilave Renault, Dacia dhe Nissan, si edhe markat e motoçikletave Vespa, Piaggio, Aprilia dhe Moto Guzzi.
Pozicioni mbulon një gamë të gjerë përgjegjësish dhe ka fokus të drejtpërdrejtë në zgjerimin e biznesit, ndërtimin e strukturës së shitjeve dhe krijimin e një organizimi komercial të qëndrueshëm, të orientuar qartë drejt rezultateve.
Kompania nuk synon thjesht një menaxher që ndjek objektivat dhe raporton ecurinë, por një drejtues komercial që merr përgjegjësi të plotë për funksionin e shitjeve, kupton tregun, formon ekipin e duhur dhe ndërton një sistem shitjesh që prodhon dhe rrit performancën.
Detyrat
- Udhëheqja e funksionit të shitjeve.
- Marrja e përgjegjësisë së plotë për rezultatet e shitjeve të biznesit.
- Hartimi dhe zbatimi i strategjisë komerciale për të gjitha markat.
- Përcaktimi i objektivave të shitjes, KPI-ve dhe mënyrave për matjen e performancës.
- Analiza e vazhdueshme e rezultateve, pipeline-it, lead-eve, conversion rate, produktivitetit të ekipit dhe rentabilitetit të shitjeve.
- Zbulimi i mundësive të reja për rritje dhe ndërmarrja e hapave konkretë për zhvillimin e biznesit.
- Ndërtimi i strukturës së shitjeve.
- Një nga detyrat themelore të këtij roli është krijimi dhe zhvillimi i strukturës së shitjeve.
Drejtori i Shitjeve do të ketë pavarësinë dhe përgjegjësinë për:
- Të shqyrtojë strukturën ekzistuese të ekipit.
- Të përcaktojë modelin optimal të departamentit.
- Të propozojë dhe formojë ekipin sipas nevojave të biznesit.
- Të caktojë rolet, përgjegjësitë dhe objektivat individuale.
- Të rekrutojë, zhvillojë dhe udhëheqë talente në shitje.
- Të ndërtojë një kulturë të bazuar në performancë dhe accountability.
- Të vendosë procese të qarta, nga gjenerimi i lead-it deri te mbyllja dhe dorëzimi i shitjes.
Pozicioni nuk kërkon një person që vetëm administron një strukturë të gatshme, por dikë që ka aftësinë ta ndërtojë dhe ta çojë më tej atë.
- Zhvillimi i biznesit.
- Hartimi i strategjive për rritjen e shitjeve të Renault, Dacia dhe Nissan.
- Analiza e tregut, konkurrencës, çmimeve, ofertave dhe sjelljes së konsumatorit.
- Identifikimi i segmenteve të reja të klientëve dhe i mundësive të reja tregtare.
- Ndërtimi i marrëdhënieve me klientë strategjikë dhe partnerë të rëndësishëm.
- Pjesëmarrja aktive në negociatat me klientët dhe në marrëveshjet me rëndësi për kompaninë.
- Menaxhimi i performancës.
- Vendosja e objektivave të qarta për ekipet dhe individët.
- Monitorimi periodik i performancës.
- Evidentimi i problematikave dhe ndërhyrja me plane konkrete për përmirësim.
- Krijimi i një sistemi të qartë raportimi dhe forecast-i.
- Sigurimi që vendimmarrja komerciale të mbështetet në të dhëna dhe jo vetëm në perceptime.
- Bashkëpunimi ndërdepartamental.
Kualifikimet
Kë kërkojmë?
- Kërkohet një kandidat me përvojë të qëndrueshme në shitje dhe në drejtimin e ekipeve, me mendësi të fortë biznesi dhe me aftësi për të ngritur struktura dhe procese.
Profili i dëshiruar për këtë rol është:
- Një lider, jo thjesht një administrator.
- Shumë i orientuar nga aspekti komercial dhe rezultatet.
- I aftë për të ndërtuar dhe udhëhequr ekipe.
- I fortë në negociata dhe në menaxhimin e klientëve.
- Analitik dhe i fokusuar te KPI-të.
- Proaktiv dhe i aftë për të marrë vendime.
- Me aftësi të zhvilluara organizative dhe strategjike.
- I përgatitur të punojë me objektiva ambicioze dhe nën presion performance.
- Me mendësi “business owner” dhe jo thjesht “employee”.
- Përvoja në automotive përbën një avantazh të rëndësishëm, sidomos nëse kandidati ka qenë i angazhuar te distributorë, dealerë, retail automotive ose struktura të ngjashme.
Gjithsesi, kompania mirëpret edhe kandidatë shumë të fortë nga sektorë të tjerë, nëse kanë përvojë të dëshmuar në drejtimin e organizatave të shitjeve, retail-it, premium brands ose bizneseve me volum të konsiderueshëm dhe objektiva agresive.
Çfarë do të vlerësohet veçanërisht?
- Kërkohet një person që, kur përballet me një problem, nuk pret udhëzime, por paraqet zgjidhje.
- Një kandidat që, kur merr një target, nuk ndalet vetëm te pyetja “si ta realizojmë?”, por mendon:
- “Çfarë strukture, ekipi, procesi dhe strategjie na duhet për ta tejkaluar?”
Ky rol është i përshtatshëm për një profesionist që synon të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në biznes, të formojë ekipin e vet dhe të shohë efektin e punës së tij në rritjen e kompanisë.
Çfarë ofrojmë
- Një rol drejtues me përgjegjësi të drejtpërdrejtë mbi funksionin e shitjeve.
- Liri veprimi për të ndërtuar dhe zhvilluar strukturën e ekipit.
- Mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në strategjinë dhe zhvillimin e biznesit.
- Një portofol të gjerë markash automotive dhe premium motorcycle.
- Një ambient ku performanca, iniciativa dhe rezultatet reflektohen realisht në biznes.
- Paketë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe përgjegjësitë e rolit.
Nëse synoni më shumë se një pozicion drejtues dhe kërkoni një rol ku mund të ndërtoni një organizatë shitjesh dhe të ndikoni realisht në rritjen e biznesit, ky pozicion ofron atë mundësi.