Përshkrimi
Pozicioni i hapur është për Ndihmës Kuzhinier në një restorant që ndodhet në Petrelë, Tiranë.
- Vendndodhja e punës: Petrelë, Tiranë
- Mosha e preferuar: 28–30 vjeç
- Orari i angazhimit: 8 orë në ditë, 6 ditë në javë
- Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit
Restoranti po kërkon të angazhojë një Ndihmës Kuzhinier që ka interes dhe njohuri për kuzhinën tradicionale, me theks të veçantë te ajo shqiptare.
Kualifikimet
Kërkesat dhe përgjegjësitë:
- Të ketë njohuri dhe pëlqim për kuzhinën tradicionale shqiptare.
- Të merret me përgatitjen dhe organizimin e produkteve që përdoren në gatim.
- Të realizojë përgatitjet bazë të sallatave, garniturave, salcave dhe përbërësve të ndryshëm.
- Të zbatojë recetat, sasitë dhe standardet e përcaktuara të kuzhinës.
- Të tregojë kujdes dhe saktësi gjatë përpunimit të ushqimeve.
- Të sigurojë që ambienti i punës të mbahet i pastër dhe në rregull.
- Të bashkëpunojë mirë me ekipin dhe të komunikojë qartë me kolegët.
- Të punojë me ritëm, organizim dhe vëmendje gjatë gjithë orarit të punës.
- Të ketë vullnet për të mësuar dhe për të përmirësuar më tej aftësitë profesionale.
Dokumentet e kërkuara
Shënime
- Paga përcaktohet sipas nivelit të eksperiencës:
- Pa eksperiencë: 50,000 lekë/muaj
- Me pak eksperiencë: 60,000 lekë/muaj
- Me eksperiencë të mirë: 80,000–100,000 lekë/muaj