Përshkrimi
Kërkohet një bartendere femër me paraqitje profesionale, e moshës 25–35 vjeç, me aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën angleze, për një vend pune me bazë në Libya.
Kushtet e punësimit
- Kontrata e punës zgjat 6 muaj.
- Puna organizohet 6 ditë në javë, me 1 ditë pushim.
- Orari ditor është 8 orë.
- Pagesa llogaritet me bazë orare dhe jepet në EUR.
Vendndodhja: Lybia
Detyrat
- Të përgatisë dhe të shërbejë kokteje, birra, verëra, pije alkoolike të forta dhe pije joalkoolike, duke garantuar një shërbim cilësor për klientët në bar.
- Të ndihmojë edhe në përgatitjen e pijeve me kafe. Gjithashtu, duhet të krijojë një ambient mikpritës, të sigurojë shërbim të përgjegjshëm të alkoolit, të mbajë pastërtinë dhe të ndikojë në një përvojë pozitive për mysafirët.
- Të bashkëpunojë ngushtë me kamerierët, stafin e kuzhinës dhe barmanët e tjerë për të siguruar shërbim sa më efikas. Duhet gjithashtu të respektojë rregullat për sigurinë ushqimore, higjienën dhe shërbimin e përgjegjshëm të alkoolit.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në bartending ose në fushën e mikpritjes.
- Të paktën 5 vite përvojë të mëparshme.
- Mund të kërkohet certifikim për shërbim të përgjegjshëm të alkoolit.
Kërkesat gjuhësore
- Njohje rrjedhshme e gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur – e detyrueshme.
- Njohja e gjuhës arabe konsiderohet përparësi.
- Gjuhët shtesë përbëjnë avantazh.
Janë të përfshira
- Bileta e avionit
- Akomodimi
- Viza
- Të gjitha transferet
- Full board - 3 meals