Fushëveprimi i Departamentit: Teknik
Fushëveprimi është sigurimi i nivelit të duhur teknik përmes rolit përgjegjës për mbikëqyrjen e aspekteve teknike të operacioneve.
Fokusi kryesor është ofrimi i ekspertizës teknike, promovimi i inovacionit dhe sigurimi i zbatimit të suksesshëm të projekteve teknike dhe H&S. Kjo njësi luan një rol të rëndësishëm në përputhjen e strategjive teknike me synimet e biznesit, menaxhimin e ekipit teknik dhe zbatimin e praktikave të mira për të ofruar zgjidhje teknike cilësore.
I. Strategji Teknike dhe Planifikimi:
- Zhvillon dhe zbaton strategjinë teknike duke përfshirë dhe H&S të grupit në përputhje me synimet dhe objektivat e biznesit. Komunikon strategjitë teknike, progresin dhe sfidat në mënyrë efektive si për audiencën teknike ashtu edhe për atë jo-teknike.
- Identifikon dhe vlerëson teknologjitë dhe tendencat e reja për të promovuar inovacionin dhe mbajtur avantazhin konkurrues.
- Bashkëpunon me ekipin ekzekutiv për të përcaktuar rrugët e teknologjisë dhe për të projektet në bazë të nevojave të biznesit.
II. Menaxhimi dhe Zbatimi i Projekteve:
- Asiston ekipin e shitjes në përgatitjen e ofertimit si dhe të projekteve të detajuara për t'u paraqitur palëve të interesuara.
- Mbikëqyr zbatimin e suksesshëm të projekteve teknike, duke garantuar respektimin e afateve, buxhetit dhe standardeve cilësore.
- Menaxhon procesin e prokurimit, duke përfshirë përzgjedhjen, negocimin e kontratës dhe menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët.
- Koordinon ekipet ndërfunksionale, përfshirë zhvilluesit, inxhinierët dhe dizajnerët, për të ofruar zgjidhje teknike të integruara.
- Redukton rrezikun e projektit, zgjidh çështjet dhe menaxhon ndryshimet për të siguruar suksesin e projektit.
III. Udhëheqja e ekipit teknik:
- Drejton dhe mentoron ekipin teknik, duke ofruar udhëzime, mbështetje dhe mundësi zhvillimi profesional. Nxit një kulturë bashkëpunimi, mësimi të vazhdueshëm dhe inovacioni brenda ekipit teknik.
- Përcakton rolet dhe përgjegjësitë, vendos objektivat e performancës dhe bën vlerësime të performancës për anëtarët e ekipit inxhinierik (në departament dhe në secilën kompani).
IV. Ekspertiza Teknike dhe Sigurimi i Cilësisë:
- Identifikon ose harton standardet teknike të aplikueshme në të gjithë grupin.
- Siguron ekspertizë teknike dhe udhëzime për ekipin, duke siguruar përdorimin e praktikave më të mira dhe respektimin e standardeve të industrisë dhe të grupit.
- Kryen rishikime teknike dhe procese të sigurimit të cilësisë për të siguruar ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të shkallëzueshme.
- Kryen rishikime teknike dhe procese të sigurimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
V. Angazhimi dhe komunikimi me palët e interesuara: