Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të angazhojë një Inxhinier Mekanik / Elektromekanik.
Detyrat
- Mban në funksion të pandërprerë dhe me efikasitet linjat e prodhimit si edhe pajisjet industriale.
- Realizon mirëmbajtje parandaluese dhe ndërhyrje korrigjuese për makineritë e prodhimit dhe sistemet mbështetëse.
- Identifikon dhe eliminon problemet mekanike dhe elektrike brenda një kohe sa më të shkurtër.
- Përgatit dhe vë në zbatim programe të mirëmbajtjes parandaluese me qëllim uljen e ndërprerjeve në procesin e prodhimit.
- Punon ngushtë me ekipin e prodhimit për të përmirësuar performancën e pajisjeve.
- Mbikëqyr gjendjen teknike të makinerive dhe raporton mbi të, duke sugjeruar masa për rritjen e efikasitetit dhe besueshmërisë.
- Kujdeset që standardet e sigurisë në punë dhe procedurat e kompanisë të zbatohen siç duhet.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Elektromekanike ose në një fushë të afërt.
- Kanë përparësi kandidatët që kanë përvojë të mëhershme me linjat e prodhimit të bulmetit ose në sektorin FMCG food&beverages.
- Nevojiten të paktën 5 vite përvojë në mirëmbajtjen e makinerive industriale, me preferencë në industrinë ushqimore ose të bulmetit.
- Duhet të ketë njohuri të mira për sistemet mekanike, elektrike, pneumatike dhe hidraulike.
- Kërkohet aftësi për diagnostikimin dhe riparimin e problemeve teknike.
- Kandidati duhet të dijë të lexojë skema teknike dhe dokumentacion mekanik/elektrik.
- Duhet të ketë njohuri për standardet e sigurisë dhe praktikat e mirëmbajtjes në industri.