Përshkrimi
HR Studio kërkon një Videograf për një kompani partnere, me krijimtari dhe pasion për realizimin e përmbajtjeve vizuale bashkëkohore e dinamike. Mundësia u drejtohet personave me këndvështrim artistik, energji krijuese dhe dëshirë për t’i kthyer idetë novatore në realizime konkrete.
Përgjegjësitë
- Kryen xhirime për rrjetet sociale, evente, prezantime produktesh dhe fushata marketingu.
- Përpunon dhe monton videot me profesionalizëm dhe qasje krijuese.
- Përgatit materiale vizuale sipas veçorive të platformave Instagram, TikTok, LinkedIn dhe Facebook.
- Punon së bashku me ekipin e marketingut për të zhvilluar ide dhe koncepte krijuese.
- Siguron që materialet vizuale të kenë cilësinë e duhur teknike dhe estetike.
- Administron pajisjet e xhirimit dhe mban të organizuara materialet video.
- Qëndron i përditësuar me prirjet më të reja të videografisë dhe krijimit të përmbajtjes.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përvojë të mëparshme në xhirim dhe montazh videosh.
- Të zotërojë shumë mirë programe si Adobe Premiere Pro, CapCut, After Effects ose alternativa të ngjashme.
- Të jetë krijues dhe të ketë aftësi për të rrëfyer përmes pamjeve.
- Të organizojë punën dhe të menaxhojë kohën me shumë efikasitet.
- Të njohë prirjet e rrjeteve sociale dhe të marketingut digjital.
- Portofoli me realizime të mëparshme vlerësohet si përparësi.
- Zotërimi i patentës B vlerësohet si përparësi.
Përfitimet e ofruara:
- Mjedis pune që ndërthur krijimtarinë me profesionalizmin.
- Hapësirë për zhvillim profesional dhe përparim në karrierë.
- Angazhim në projekte dinamike dhe bashkëpunime me interes.
- Shpërblim financiar konkurrues.
- Përkrahje dhe autonomi krijuese për zbatimin e ideve.
Dokumentet e kërkuara