Përmbledhje e pozicionit
Informacion mbi rolin
HR Studio po kërkon një profesionist me përvojë në kontabilitet për rolin Support Lead – Software Kontabiliteti, për llogari të një kompanie prestigjioze që ushtron aktivitet në kontabilitet, auditim dhe konsulencë financiare. Personi i përzgjedhur do të ketë përgjegjësi thelbësore për mbështetjen e klientëve gjatë zbatimit dhe përdorimit të një platforme të re të menaxhimit financiar dhe kontabilitetit. Roli ndërthur njohuritë profesionale të kontabilitetit me menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, ofrimin e zgjidhjeve praktike dhe udhëheqjen e një ekipi në zhvillim.
Përgjegjësitë
- Administrimi i kërkesave të klientëve dhe asistimi profesional i tyre në përdorimin e platformës së kontabilitetit.
- Bashkërendimi i integrimit të klientëve të rinj, përfshirë konfigurimin e sistemit dhe migrimin e të dhënave financiare.
- Kontrolli dhe rakordimi i të dhënave të migruara nga sistemet ekzistuese.
- Planifikimi dhe zhvillimi i trajnimeve për klientët, si në distancë, ashtu edhe me prani fizike.
- Prezantimi i platformës dhe demonstrimi i funksioneve të saj te klientët potencialë.
- Puna e përbashkët me ekipin teknik për të evidentuar dhe zgjidhur problemet që hasin përdoruesit.
- Hartimi i udhëzuesve dhe dokumentacionit ndihmës për klientët dhe ekipin e brendshëm.
- Mbikëqyrja e cilësisë së shërbimit dhe sigurimi i përgjigjeve për klientët brenda afateve të përcaktuara.
- Udhëheqja e ekipit të mbështetjes së klientëve, së bashku me trajnimin dhe zhvillimin e tij.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të përafërt.
- Të zotërojë të paktën 5 vite përvojë pune në kontabilitet.
- Të ketë përvojë në hartimin e pasqyrave financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK).
- Të njohë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).
- Të zotërojë njohuri shumë të mira për legjislacionin tatimor, TVSH-në, listëpagesat dhe procedurat e deklarimit financiar.
- Të ketë punuar me përdorimin ose implementimin e programeve të kontabilitetit dhe sistemeve ERP.
- Përparësi ka certifikimi si Kontabilist i Miratuar (KM) ose të qenët në një fazë të avancuar të procesit të certifikimit.
- Të shquhet për aftësi shumë të mira në komunikim, organizim dhe zgjidhjen e problemeve.
- Të jetë në gjendje të trajnojë dhe të udhëzojë klientët për përdorimin e sistemeve financiare.
- Përvoja në udhëheqjen ose trajnimin e një ekipi vlerësohet si avantazh.
- Të zotërojë shumë mirë anglishten, si në komunikimin me gojë, ashtu edhe në të shkruar.
Dokumentet e kërkuara