Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Tapicieri për një kompani të specializuar në prodhimin e mobilieve.
Ekipi i prodhimit kërkon të përfshijë një profesionist me përvojë në tapicimin e mobilieve, zotësi praktike dhe vëmendje ndaj hollësive.
Përgjegjësitë
- Të realizojë tapicimin e divaneve, kolltuqeve, karrigeve, krevateve dhe mobilieve të tjera.
- Të masë, presë dhe përshtatë materialet e tapicerisë në përputhje me modelet dhe përmasat e përcaktuara.
- Të përgatitë dhe të vendosë sfungjerin, mbushjet dhe materialet mbështjellëse.
- Të veshë dhe fiksojë copën, lëkurën apo materiale të tjera, duke garantuar tendosjen e duhur dhe një përfundim të rregullt.
- Të përdorë veglat dhe pajisjet e punës në mënyrë korrekte dhe të sigurt.
- Të verifikojë cilësinë e punimeve dhe të ndreqë defektet para dorëzimit.
- Të bashkëpunojë me ekipin që porositë të përfundohen brenda afateve të caktuara.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë punuar më parë si tapicier në mobileri.
- Të njohë materialet dhe metodat e tapicimit.
- Të jetë në gjendje të punojë duke ndjekur përmasat, modelet dhe udhëzimet e prodhimit.
- Të tregojë përpikëri, shkathtësi dhe kujdes për hollësitë.
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i aftë për bashkëpunim në ekip.
Përfitimet e ofruara:
- Pagesë në nivel konkurrues.
- Mjedis profesional pune që nxit bashkëpunimin.
- Mundësi për zhvillimin e karrierës në industrinë e turizmit.
Dokumentet e kërkuara