Përshkrimi
HR Studio kërkon persona për pozicionin Sistemues Rafti në një supermarket. Roli përfshin vendosjen, organizimin dhe mirëmbajtjen e produkteve në rafte në përputhje me standardet e supermarketit, për të mbajtur një paraqitje të rregullt, për të siguruar furnizim të pandërprerë dhe për t'u ofruar klientëve një përvojë pozitive.
Përgjegjësitë
- Vendos produktet në rafte duke ndjekur ndarjen sipas kategorive dhe standardet e përcaktuara.
- Vëzhgon rregullisht raftet për produkte që mungojnë dhe siguron rimbushjen e tyre.
- Kontrollon afatet e skadencës dhe heq nga raftet artikujt e dëmtuar ose që nuk përmbushin standardet.
- Mban të pastra dhe të organizuara hapësirat e shitjes.
- U jep klientëve informacion bazë për produktet dhe i orienton brenda marketit.
- Koordinon sistemimin e produkteve me magazinën dhe punonjësit e shitjes.
- Zbaton rregullat dhe procedurat e kompanisë.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në supermarket ose në tregtinë me pakicë përbën përparësi.
- Kërkohen aftësi të mira organizimi dhe korrektësi në kryerjen e punës.
- Nevojiten energji dhe gatishmëri për një punë me ritëm dinamik.
- Kërkohet aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Pritet qëndrim serioz dhe ndjenjë përgjegjësie.
Përfitimet e ofruara
- Mjedis pune që mbështet profesionalizmin dhe bashkëpunimin.
- Trajnim dhe përkrahje gjatë periudhës së integrimit.
- Hapësira për zhvillim profesional.
- Punë në kushte të mira.
Dokumentet e kërkuara