Përshkrimi
Pozicioni ka të bëjë me menaxhimin e parkimit në një rezidencë banimi.
Detyrat
- Mbikëqyr zonën e traut në hyrje dhe në dalje.
- Vëren gjendjen e higjienës dhe e raporton atë në bashkëpunim me ekipin e pastrimit.
- Kujdeset për rrjedhën normale të trafikut pranë traut dhe në hapësira të tjera, sipas udhëzimeve të përgjegjësit të parkimit.
- U ofron ndihmë klientëve që hasin vështirësi gjatë daljes nga parkimi dhe i njofton për incentivat e parkimit.
- U tregon klientëve vendndodhjen e ashensorëve dhe të daljeve emergjente.
- Në situata emergjente, vepron sipas udhëzimeve të dhëna nga përgjegjësi i parkimit.
- Bën konfigurimin e biletave të parkimit në dalje.
- Kontrollon faturat tatimore të blerjeve në përputhje me incentivat e miratuara.
- Kryen shtypjen në kasën fiskale për çdo biletë ose pagesë dhe përmbyll raportimin fiskal ditor.
- Administron paratë cash të turnit deri në momentin e depozitimit në kasafortë.
- Kujdeset për ndezjen dhe fikjen e pajisjeve të brendshme të kabinës.
- Çdo problematikë ia raporton drejtpërdrejt eprorit përkatës.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë e mëhershme pune në shërbime.
- Nevojiten aftësi të mira komunikimi dhe etikë profesionale.
- Duhet të ketë aftësi për shërbim ndaj klientit.
- Kërkohet gjendje e mirë fizike për të qëndruar në këmbë për periudha të gjata.
- Kërkohet saktësi gjatë përdorimit të kasës fiskale.