Përshkrimi
Inxhinieri i zbatimit merret me organizimin dhe mbikëqyrjen e realizimit të punimeve civile të projektit, duke u siguruar që ato të kryhen sipas projektit, preventivit, specifikimeve teknike, standardeve dhe grafikut të miratuar, deri në dorëzimin përfundimtar të objektit.
Detyrat
- Përpara nisjes së punimeve, verifikon vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas listës së miratuar.
- Analizon projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe paraqet vërejtje kur identifikon mangësi ose parregullsi.
- Zbaton organizimin e punimeve, përgatit planet ditore, javore dhe mujore dhe i paraqet te Përgjegjësi i Sektorit të Zbatimit / Menaxheri i Projektit për shqyrtim ose miratim.
- Mban përgjegjësi që punimet të realizohen në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet e cilësisë.
- Është përgjegjës për cilësinë e punimeve, përdorimin korrekt të materialeve dhe zbatimin e metodologjisë së duhur.
- Raporton çdo ditë te Drejtori i Kantierit mbi aktivitetet e cilësisë, veprimet e ndërmarra për evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave, si edhe gjendjen e tyre.
- Merr pjesë në të gjitha matjet e volumeve dhe mban procesverbalet përkatëse.
- Zbaton grafikun e punimeve sipas afateve të përcaktuara, ndjek dhe monitoron punën e nënkontraktorëve, grupeve të punës ose individëve në objekt, duke garantuar që puna të përfundojë me cilësi, në afat dhe sipas standardeve më të larta të HSE.
- Ofron sqarime të vazhdueshme për organizimin e punës, zbatimin e projektit dhe kushtet teknike te Drejtuesi i Kantierit.
- Përgatit, plotëson dhe raporton listëprezencën e punonjësve në kantier.
- Plotëson ditarin e punimeve dhe Librin e kantierit dhe ia paraqet eprorit për miratim.
- Harton në mënyrë të vazhdueshme librezat e masave për punimet që realizohen.
- Përgatit periodikisht listëpagesat për punët e kryera nga nënkontraktorët, grupet e punës ose individët në objekt.
- Plotëson vazhdimisht dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë të gjitha fazave të ndërtimit deri në përfundimin e objektit.
- Identifikon nevojat për ndryshime në projektet e zbatimit dhe në preventivin e objektit dhe i propozon për miratim në strukturat përkatëse.
- Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e konsumit të materialeve që vendosen në vepër.
- Kërkon dhe verifikon që të gjitha materialet që mbërrijnë në objekt të shoqërohen me certifikata origjine dhe cilësie, në përputhje me specifikimet teknike.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze dhe një nga gjuhët e tjera të EU.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në projekte civile.
- Të demonstrojë aftësi të mira analitike dhe raportuese.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si me shkrim ashtu edhe verbalisht.
- Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tirane.