Përshkrimi
Oficeri i Kontrollit të Cilësisë është përgjegjës për zbatimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në projekt, duke u siguruar që instalimet në kantier të realizohen sipas politikave të cilësisë së kompanisë, standardeve kombëtare e ndërkombëtare dhe kërkesave të klientit.
Detyrat
- Zbaton Planin e Cilësisë, si edhe planet e kontrollit dhe inspektimit në kantier.
- Ofron udhëzime për inspektim për ekipin e zbatimit të projektit lidhur me çështjet e cilësisë.
- Krijon dhe ruan marrëdhënie të mira pune me klientin dhe përfaqësuesit e tij.
- Mbikëqyr që aktivitetet ndërtimore të nënkontraktorëve të kryhen me cilësinë e kërkuar dhe brenda afateve të përcaktuara.
- Siguron që i gjithë dokumentacioni i lidhur me projektin të jetë i përditësuar dhe i gatshëm për inspektim.
- Evidenton problematikat në kantier që lidhen me cilësinë e materialeve dhe të punimeve.
- Pranon dhe kontrollon materialet që mbërrijnë në kantier, duke verifikuar përputhshmërinë e tyre me specifikimet teknike dhe përzgjedhjet e kompanisë.
- Kryen aktivitetet sipas planeve të inspektimit në fazën e pranimit, gjatë procesit dhe në fazën përfundimtare.
- Harton raportime ditore për aktivitetet e cilësisë në kantier.
- Mbështet dhe udhëheq hetimet në terren në prani të Koordinatorit të Cilësisë.
- Koordinon, kontrollon dhe shpërndan të gjithë dokumentacionin e cilësisë.
- Ndjek dhe monitoron të gjitha aktivitetet e cilësisë në projekt.
- Merr pjesë në auditimet e brendshme dhe të jashtme të kompanisë.
- Kontribuon në mbledhjet e cilësisë të organizuara nga klientët në kantier.
- Administron korrespondencën hyrëse dhe dalëse të cilësisë, përfshirë shpërndarjen e Kërkesave për Inspektim.
- Raporton problematikat që lidhen me kthimet dhe mospranimet, si edhe ndjek NCR-të e hapura për materialet.
- Ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit përmbyllës të projektit.
- Ndjek Raportet e Jo Konformiteteve.
- Monitoron aktivitetet dhe bashkëpunon ngushtë me eprorin.
- Zbaton, mirëmban, monitoron dhe ndjek regjistrat, duke përfshirë inspektimin e materialeve, jo-konformitetet dhe masat korrigjuese.
- Përgatit raportet e progresit në baza javore, mujore dhe vjetore.
- Koordinon dhe ndjek testimet që zhvillohen në kantier.
Kualifikimet
- Arsimi: Inxhinier Ndërtimi.
- Gjuhë të huaja: njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi kompjuterike: Msc Office, Autocad.
- Eksperienca e kërkuar: mbi 3 vite experience pune në një pozicion të ngjashëm.
- Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tirane.