Përshkrimi
Pozicioni i hapur është për Inxhinier Topograf.
Detyrat
- Kryen matje në terren dhe në struktura të ndryshme që janë parashikuar në projekt.
- Rishikon të dhënat dhe regjistrimet e mëparshme për të verifikuar saktësinë e tyre.
- Harton metodologjitë dhe procedurat që përdoren gjatë procesit të matjeve.
- Përdor pajisje dhe mjete profesionale për matje të sakta të terrenit dhe të strukturave.
- Përgatit harta, skica dhe paraqitje grafike.
- Paraqet rezultatet e matjeve dhe bashkëpunon me inxhinierët e terrenit për zbatim të saktë të projektit.
Kualifikimet
- Diplomë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Gjeodezi, ose nga Fakulteti i Gjeologji Miniera, dega Gjeomatike (Markshajderi).
- Mbi 5 vjet përvojë në zbatim.
- Njohuri shumë të mira në Autocad Civil, GIS dhe Msc Office, si edhe zotërim i programeve gjeodezike dhe hartografike.
- Aftësi për përdorimin e instrumenteve profesionale topografike si GPS, Total Station dhe instrumente skanerë 3D.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe në punë ekipore.
- Gatishmëri për të punuar jashtë Tiranë.
- Patentë e klasit B.