Përshkrimi
Oficeri i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë ka si përgjegjësi zbatimin dhe monitorimin e “Rregullores se sigurimit teknik per punen ne ndertim”, të “Rregullores dhe sistemit te Menaxhimit te ISO 45001:2018” të kompanisë Gener2, si edhe të legjislacionit të përgjithshëm të sigurisë në të gjitha kantieret e ndërtimit të kompanisë.
Detyrat
- Zhvillon trajnimet bazë në kantier, si edhe trajnimet e veçanta për personelin, në përputhje me programin e përgatitur të trajnimeve.
- U jep udhëzime punëtorëve, inxhinierëve dhe manovratorëve me qëllim minimizimin e rrezikut nga aksidentet e mundshme.
- Mbikëqyr zbatimin e Planit të Sigurisë dhe Koordinimit në kantier.
- Merr përsipër trajnimin dhe vënien në praktikë të procedurave të parashikuara për situatat emergjente, sipas Planit të Sigurisë dhe Koordinimit.
- Verifikon që metodologjia e punës e përdorur të jetë në përputhje me udhëzimet për punë të sigurt.
- Kërkon pezullimin e çdo aktiviteti pune që zhvillohet jashtë standardeve të sigurisë dhe që paraqet rrezik të menjëhershëm për stafin.
- Kryen inspektime të përditshme sipas programit përkatës dhe plotëson dokumentacionin përkatës në përputhje me procedurën e Oficerit të Sigurisë.
- Mban të përditësuar regjistrin e inspektimeve dhe ndjek realizimin e masave të sigurisë, duke ia raportuar HS Manager në baza javore.
- Plotëson listat e kontrollit për punime specifike, sipas planit të inspektimeve.
- Administron statistikat e incidenteve në kantier.
- Kontrollon zbatimin e të gjitha masave parandaluese dhe mbrojtëse të përcaktuara në Planin e Sigurisë dhe Koordinimit.
- Shqyrton dokumentacionin e makinerive, ambientin e punës dhe strukturat, kryen matje të zhurmës, nxehtësisë dhe vibrimeve dhe i evidenton ato me pajisjet përkatëse.
- Kontrollon nëse punëtorët janë të pajisur me mjetet e duhura personale të sigurisë, si syze, kufje, doreza dhe veshje të përshtatshme pune.
- Verifikon dokumentacionin ligjor të detyrueshëm për sigurinë dhe shëndetin në punë në kantier.
- Shqyrton masat e ndërmarra për mbrojtjen nga sëmundjet profesionale.
- Analizon procedurat e punës në ambiente të rrezikshme ose në punë me substanca potencialisht të rrezikshme.
Kualifikimet
- Preferohet Fakulteti i Inxhinierisë.
- Kërkohet certifikatë sigurie si “Pergjegjes i Sigurise dhe Shendetit ne Pune”, “Koordinator i Sigurise” ose certifikime të tjera në fushën e sigurisë.
- Njohja e gjuhëve të huaja Anglisht dhe Italisht konsiderohet e nevojshme.
- Kërkohen njohuri kompjuterike në Msc Office, Autocad dhe Project.
- Nevojitet eksperiencë mbi 3 vjet në fushën e ndërtimit dhe mbi 2 vit në sigurimin teknik.
- Kandidati duhet të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tirane.