Përshkrimi
Inxhinieri i Kuantifikimit mbulon vëllimet e punimeve dhe dokumentacionin teknik e ekonomik për të gjitha punët.
Detyrat
- Raporton punët e përfunduara dhe kostot që lidhen me to.
- Përgatit librezat e masave për çdo proces pune të realizuar.
- Harton situacionet në përputhje me kontratat ose marrëveshjet e nënkontraktorëve.
- Raporton ecurinë fizike për secilën kontratë ose marrëveshje me nënkontraktorët.
- Ndjek kushtet kontraktuale dhe vëllimet e parashikuara në kontratë.
- Përgatit situacionin mujor sipas buxhetit të projektit, bashkë me librezat e masave dhe vizatimet përkatëse (as-built).
- Shpërndan shpenzimet sipas zërave të buxhetit.
- Merr pjesë në kryerjen e inventarit mujor të objektit.
- Kontrollon normat për materialet, makineritë dhe punëtorët sipas analizave të përcaktuara në buxhet.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, në profilin Gjeodezi ose Inxhinier Ndertimi.
- Të ketë më shumë se 3 vjet përvojë në zbatim, si edhe në përgatitjen e librezave të masave dhe situacioneve; përvoja në projekte civile dhe infrastrukturore përbën përparësi.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Office dhe Autocad.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Të jetë i gatshëm të angazhohet jashtë Tirane.
- Të disponojë patentë të klasit B.