Përshkrimi
Menaxheri i Analizës, Raportimit dhe Kontrollit të Performancës koordinon mbledhjen, verifikimin, analizën dhe raportimin e të dhënave të kompanisë. Roli udhëheq Koordinatorët e Shitjeve, mbikëqyr rezultatet e ekipeve dhe proceseve, garanton korrektësinë e raporteve dhe përgatit analiza të strukturuara që ndihmojnë Administratorin dhe drejtuesit në marrjen e vendimeve. Departamenti vepron i ndarë nga Departamenti i Shitjeve, për të siguruar raportim të paanshëm dhe vlerësim objektiv të rezultateve.
Detyrat
- Koordinon grumbullimin, verifikimin, pastrimin dhe analizën e të dhënave nga sistemet e kompanisë, duke përfshirë Web Flex, DVG App, NAVISION, Finance 5, DE-Pos, GPS dhe Excel.
- Garanton që informacioni i përdorur për raporte të jetë i plotë, i saktë, i përditësuar dhe i harmonizuar mes sistemeve e departamenteve.
- Mbikëqyr hartimin e raporteve ditore, javore, mujore dhe periodike për shitjet, stokun, logjistikën, blerjet dhe burimet njerwzore.
- Vlerëson rezultatet sipas zonave, route-it, agjentëve, klientëve, produkteve, markave, kanaleve të shitjes dhe periudhave.
- Ballafaqon rezultatet reale me objektivat, buxhetet dhe periudhat paraprake, duke nxjerrë në pah devijimet, prirjet dhe fushat që kanë nevojë për përmirësim.
- Planifikon, delegon dhe mbikëqyr punët e koordinatorëve në varësi, duke caktuar prioritetet, afatet dhe përgjegjësitë individuale.
- Kontrollon cilësinë dhe saktësinë e raporteve të hartuar nga koordinatorët dhe kërkon përmirësime kur zbulohen gabime apo mospërputhje.
- Vlerëson performancën e route-ve, agjentëve, zonave dhe kanaleve të shitjes përmes planeve, vizitave, porosive, faturave, arkëtimeve dhe të dhënave GPS.
- Monitoron porositë e pambaruara, klientët pa aktivitet, rëniet e shitjeve, çështjet operative dhe veprimet korrigjuese të përcaktuara.
- Zhvillon dhe administron dashboard-e në Excel, Power BI ose platforma të tjera të aprovuara për ndjekjen e treguesve kryesorë të performancës.
- Automatizon raportet dhe procedurat manuale në bashkëpunim të ngushtë me menaxherin e Automatizim dhe Procese.
- Harton kontrolle të automatizuara për të evidentuar dublikatat, mungesat, anomalitë dhe dallimet ndërmjet sistemeve.
- Verifikon raportet, dashboard-et dhe automatizimet para se të përdoren ose publikohen.
- Regjistron burimet e të dhënave, formulat, metodologjinë, logjikën e raporteve dhe versionet përkatëse.
- Punon me drejtuesit e departamenteve për të përcaktuar KPI-të, kërkesat për raportim dhe interpretimin e rezultateve.
- U paraqet drejtuesve rezultatet, devijimet, problematikat dhe propozimet për rritjen e performancës.
- Mbikëqyr zbatimin e vendimeve dhe masave të miratuara në takimet e performancës, si edhe raporton ecurinë e tyre.
- Vlerëson punën e koordinatorëve, përcakton nevojat për trajnim dhe sugjeron masa për përmirësimin e ekipit.
- Mbron konfidencialitetin e të dhënave, respekton nivelet e autorizuara të aksesit dhe siguron përdorimin e kontrolluar të tyre.
- Njofton pa vonesë për gabime kritike, anomali ose rreziqe që mund të ndikojnë në vendimmarrje, raportim apo rezultate financiare.
- Zbaton edhe detyra të tjera që lidhen me analizën, raportimin dhe kontrollin e performancës, sipas kërkesës së eprorit.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë universitare në Statistikë, Ekonomi, Financë, Informatikë Ekonomike, Matematikë, IT ose në një fushë të ngjashme.
- Nevojiten minimumi 4–5 vite eksperiencë në analizën e të dhënave, raportim ose kontroll të performancës.
- Përbën përparësi përvoja prej të paktën 1–2 viteve në udhëheqjen ose koordinimin e ekipit.
- Kërkohen njohuri të avancuara të Excel, Power Query, Pivot Tables dhe Power BI.
- Duhet njohuri e mirë e SQL; njohja e Python konsiderohet avantazh.
- Kandidati duhet të njohë proceset e shitjes, stokut, logjistikës, financës dhe raportimit.
- Kërkohet aftësi për krijimin dhe analizimin e KPI-ve.
- Nevojiten kompetenca të forta menaxheriale, analitike dhe organizative.
- Duhet aftësi për ta shpjeguar informacionin kompleks në mënyrë të qartë.
- Kërkohen objektivitet, precizitet, integritet dhe aftësi për ruajtjen e konfidencialitetit.
- Kandidati duhet të jetë në gjendje të menaxhojë njëkohësisht disa sisteme, projekte dhe afate.