Përshkrimi
A.M.G sh.p.k, e krijuar që në vitet 90, ka 25 vjet përvojë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ngrira. Portofoli i saj përfshin Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Kompania është pozicionuar si lidere në tregun shqiptar, me staf profesionist e me përvojë, dhe synon vazhdimisht t'u përgjigjet nevojave të klientëve. Për të rritur cilësinë e shërbimeve, kërkon staf të ri energjik me synim zhvillimin profesional.
A.M.G sh.p.k kërkon Menaxher Shitje Horeca.
Roli udhëheq, organizon dhe zhvillon veprimtarinë e shitjeve në sektorin HORECA (Hotel, Restorant, Kafe), me synim përmbushjen e objektivave, rritjen e të ardhurave dhe drejtimin efikas të ekipit të shitjeve. Menaxheri i Departamentit HORECA harton e zbaton planet mujore të shitjes, ndjek arritjen e objektivave, vlerëson performancën e klientëve dhe produkteve, si edhe evidenton mundësi të reja për zgjerim të biznesit. Ai/ajo mbikëqyr punën e agjentëve, supervizorëve dhe koordinatorëve të shitjes, duke garantuar që proceset operative të jenë në linjë me strategjinë dhe objektivat e kompanisë.
Detyrat
- Të njohë mirë produktet e kompanisë dhe t'i prezantojë ato në treg.
- Të sigurojë informim të vazhdueshëm për produktet dhe çmimet e konkurrencës.
- Të kontribuojë aktivisht në diskutimet për përcaktimin e çmimeve.
- Të ndjekë ecurinë e shitjeve dhe të ndërhyjë me kohë për parandalimin e problematikave gjatë procesit.
- Të analizojë dhe përgatisë raporte mbi ecurinë e produkteve sipas kategorive, duke propozuar masa për përmirësimin e rezultateve.
- Të përzgjedhë dhe të përgatisë produktet për promocion, sipas rastit.
- Të komunikojë rregullisht me drejtorin e blerjeve, të kontrollojë stokun e kategorisë dhe të ndjekë statusin e porosive.
- Të ndjekë projekte të caktuara së bashku me departamentin e shitjeve.
- Të mbikëqyrë çdo aspekt të promovimit dhe imazhit të produkteve në fokus.
- Të hartojë raporte javore dhe mujore për planin e veprimtarisë, si dhe t'ia raportojë periodikisht ato Menaxherit të shitjeve dhe Ceo.
- Të orientohet drejt rritjes së shitjeve të shoqërisë.
- Të përmbushë targetet dhe të hetojë boshllëqet e evidentuara.
- Të monitorojë dhe të rishikojë raportet periodike të ndara sipas klientëve, produkteve dhe realizueshmërisë, duke i raportuar administratorit.
- Të sugjerojë gjurmimin e klientëve potencialë për departamentin e Shitjes, strukturën e shitjeve dhe administratorin.
- Të mbikëqyrë procesin e regjistrimit të porosive në bazat e brendshme të të dhënave.
- Të negociojë kushtet e marrëveshjeve me klientët, me miratimin e administratorit.
- Të menaxhojë likuiditetin e klientëve në bashkërendim me departamentin e shitjeve.
- Të autorizojë skontot brenda kufijve të autoritetit të përcaktuar nga administratori.
- Të ndjekë detyrat e ngarkuara supervizorëve dhe koordinatorëve të shitjeve të departamentit, për këta të fundit në bashkëpunim me kryekordinatorin.
- Të identifikojë nevojat për trajnim të strukturës së shitjeve sipas roleve përkatëse.
- Të gjenerojë raporte nga takimet në terren me klientët për vlerësimin e stafit, duke evidentuar pikat e forta dhe të dobëta të secilit.
- Të marrë pjesë në trajnimin e stafit dhe në procesin e onboarding.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të përafërta.
- Të ketë të paktën 10 vite përvojë në shitje, prej të cilave minimumi 5 vite në një rol drejtues.
- Përvoja në HORECA, distribucion, produkte ushqimore ose FMCG konsiderohet avantazh i rëndësishëm.
- Të ketë përvojë në përgatitjen dhe monitorimin e planeve, buxheteve dhe targeteve të shitjes.
- Të jetë i/e aftë të drejtojë, organizojë, motivojë dhe vlerësojë ekipe shitjeje.
- Të zotërojë aftësi të forta për negocimin e marrëveshjeve, çmimeve, skontove dhe kushteve tregtare.
- Të ketë njohuri për menaxhimin e klientëve strategjikë, arkëtimeve dhe riskut financiar të klientëve.
- Të ketë kapacitete të mira analitike për vlerësimin e shitjeve sipas klientëve, produkteve, zonave dhe punonjësve.
- Të jetë i/e aftë të formalizojë procese, procedura dhe raporte me shkrim.
- Të ketë njohuri të avancuara të Microsoft Excel, si edhe të sistemeve ERP, CRM ose programeve të shitjes.
- Të demonstrojë aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi, vendimmarrjeje dhe zgjidhjeje problemesh.
- Të ketë patentë drejtimi të vlefshme dhe gatishmëri për vizita të shpeshta në terren.
- Të njohë mirë gjuhën angleze.
- Të shfaqë integritet, përgjegjshmëri, konfidencialitet dhe orientim të fortë ndaj rezultateve.