Përshkrimi
ALKOS GROUP ALBANIA është distributori ekskluziv i disa markave të njohura ndërkombëtare në sektorin e artikujve shtëpiakë dhe të konsumit, kozmetikës dhe produkteve të kujdesit personal. Kompania, me zyrat qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, po zgjeron ekipin për rolin Shofer / Furnitor.
- Departamenti: Logjistikës
- Vendndodhja: Durres
- Kontrata: Në përputhje me Kodin e Punës
- Koha javore e punës: E Hënë - E Premte
Detyrat
- Kryen përgatitjen e porosive në ambientet e magazinës.
- Vendos porositë në automjetin e shpërndarjes për transport.
- Siguron që mallrat e porositura nga klientët të mbërrijnë në destinacion brenda afatit.
- Realizon shpërndarjen e produkteve dhe mallrave nga magazina qendrore drejt klientëve.
- Mban përgjegjësi për inventarin e mallit që i dorëzohet nga magazina, si edhe për çdo dëmtim që mund të ndodhë gjatë transportit.
- Përgjigjet për masat administrative shtetërore që mund të lindin nga shkelja e Kodit Rrugor.
- Kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e mjetit, si edhe të të gjitha aseteve që ka në përdorim.
- Ndjek dhe ruan gjendjen teknike të automjetit.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm.
- Nevojitet përvojë pune si shofer, ndërsa eksperienca në distribucion vlerësohet si përparësi.
- Kandidati duhet të zotërojë patentë të klasit B.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Kërkohet gatishmëri dhe fleksibilitet lidhur me oraret e punës.