Përshkrimi
Qëllimi i rolit: Pozicioni ka si synim shitjen dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë në përputhje me udhëzimet dhe politikat e saj, me objektiv arritjen e synimeve të shitjes të përcaktuara nga kompania.
Detyrat
Arritja e rezultateve:
- Të përmbushen objektivat sasiore dhe cilësore të vendosura nga kompania.
Kënaqësia e klientit:
- Të krijohet besnikëri te klientët përmes një përvoje sa më të mirë në shërbim.
- Të promovohen produktet dhe shërbimet e Vodafone sipas prioriteteve tregtare të kompanisë.
- Të merret përgjegjësi për përmirësimin e përvojës së klientit me kompaninë, përfshirë ndjekjen e ankesave.
- Të zbatohen procedurat dhe politikat e kompanisë në mënyrë të saktë.
Administrimi:
- Të sigurohet arkivimi i rregullt dhe i saktë i dokumenteve dhe formularëve.
- Të raportohet çdo mosfunksionim që lidhet me operacionet në dyqane.
Kualifikimet
Kompetencat, njohuritë dhe përvoja bazë:
- Arsimimi / përvoja.
- Preferohet diplomë universitare në fushën e biznesit.
- Kërkohet përvojë në shitje.
Njohuri specifike:
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi për të shpjeguar informacionin në mënyrë të qartë dhe konfidenciale.
- Aftësi për të punuar sipas objektivave të vendosura.
- Orientim i fortë ndaj klientit dhe ofrim i një shërbimi cilësor.
- Aftësi për të funksionuar mirë në grup.
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe; anglishtja përbën përparësi.
- Kuptim dhe përdorim i mirë i teknologjive dhe trendeve të reja.
- Njohuri të mira në programet e Microsoft Office.
Kuptimi i biznesit:
- Njohje e mirë e zonës.
- Kuptim i aktivitetit të telekomunikacionit.
- Njohuri mbi tregun e telekomit dhe aplikimet përkatëse.