Përshkrimi
Qëllimi i rolit: Kjo pozitë ka si synim shitjen dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë, në përputhje me udhëzimet dhe politikat e saj, me qëllim arritjen e objektivave të shitjes të vendosura nga kompania.
Detyrat
Arritja e rezultateve:
- Të përmbushen objektivat sasiore dhe cilësore të përcaktuara nga kompania.
Kënaqësia e klientit:
- Të forcohet besnikëria e klientëve përmes një eksperience të shkëlqyer shërbimi.
- Të prezantohen produktet dhe shërbimet e Vodafone sipas prioriteteve tregtare.
- Të merret përgjegjësi për përmirësimin e përvojës së klientit me kompaninë, përfshirë ndjekjen e ankesave.
- Të zbatohen në mënyrë të saktë procedurat dhe politikat e kompanisë.
Administrimi:
- Të sigurohet arkivimi i rregullt dhe i saktë i dokumenteve dhe formularëve.
- Të raportohet çdo mosfunksionim që lidhet me operacionet në dyqane.
Kualifikimet
Kompetencat, njohuritë dhe përvoja bazë:
- Arsimim / përvojë.
- Preferohet diplomë universitare në fushën e biznesit.
- Kërkohet përvojë në shitje.
Njohuri specifike:
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi për të shpjeguar informacionin në mënyrë të qartë dhe konfidenciale.
- Aftësi për të punuar sipas objektivave të përcaktuara.
- Qasje e orientuar drejt klientit dhe ofrim i një shërbimi cilësor ndaj tij.
- Aftësi për të funksionuar dhe bashkëpunuar në grup.
- Zotërim i mirë i gjuhës shqipe; anglishtja përbën përparësi.
- Njohje dhe përdorim i mirë i teknologjive dhe trendeve të reja.