Përshkrimi
Tirana International Hotel & Conference Centre po kërkon të angazhojë një Supervizor/e Hoteli për Turnin e Dytë.
Detyrat
- Mbikëqyr dhe ndjek ecurinë e përgjithshme të aktiviteteve dhe të të gjithë sektorëve të hotelit gjatë turnit të dytë.
Kualifikimet
- Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet e larta; përparësi kanë ata që kanë ndjekur degën Menaxhim-Turizëm.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i gjuhës Angleze.
- Nevojiten të paktën 3 vite përvojë pune në role të ngjashme.
- Përvoja në sektorin e hoteleri-turizmit konsiderohet avantazh.
- Duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi, si edhe të jenë të aftë të drejtojnë dhe të mbikëqyrin punën në ekip dhe stafin në varësi.
- Kërkohen njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike dhe të internetit.
- Kërkohet paraqitje e mirë.