Përshkrimi
Tirana International Hotel & Conference Center po kërkon të zgjerojë ekipin me një Koordinator/e në Departamentin e Eventeve.
Kualifikimet
- Kandidati/ja duhet të ketë përfunduar studimet e larta. Përparësi kanë profilet në Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhë Angleze.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i gjuhës Angleze, si kusht thelbësor, si edhe njohje e gjuhës Italiane.
- Nevojitet të paktën 5 vjet përvojë pune në role të ngjashme.
- Përvoja në sektorin e hoteleri-turizmit konsiderohet avantazh.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim.
- Duhet të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike dhe të internetit.
- Kërkohet paraqitje e rregullt dhe profesionale.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e aftë të punojë në ekip.
- Duhet të dijë të përballojë dhe organizojë ngarkesën e punës.
Dokumentet e kërkuara
- Referencat përkatëse me numra kontakti duhet të shoqërojnë të gjitha kriteret e mësipërme.