Përshkrimi
Kërkohet një Inxhinier/e Ndërtimi për Infrastrukturë Rrugore në zyrë për Rajoni Tiranë.
Detyrat
- Hartimi dhe verifikimi i planeve të punimeve për projektet rrugore.
- Sigurimi që projektet të përputhen me standardet teknike përkatëse.
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me inxhinierë të tjerë dhe me autoritetet vendore.
- Aftësi të mira në komunikim dhe organizim.
Kualifikimet
Kandidatët duhet të përmbushin këto kërkesa:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (profil Infrastrukturë/Transport).
- Mbi 5 vite përvojë pune në zbatim në fushën e ndërtimeve të infrastrukturës rrugore.
- Përvojë në përgatitjen e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivëve, rishikimit të projektit, përpilimit grafik të punimeve, analizës së kostos etj.
- Njohuri shumë të mira të programeve inxhinierike si: Autocad, Paketa Office etj.
- Përparësi ka përvoja në zbatimin e kontratave për punë publike në infrastrukturë, si edhe njohja e mirë e gjuhës angleze.
- Mosha 25 vjeç e sipër.