Përshkrimi
TIRANA INTERNATIONAL HOTEL & CONFERENCE CENTRE po kërkon të punësojë një Financiere.
Kualifikimet
- Kandidatja duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën Finance.
- Kërkohet të paktën 10 vjet përvojë si financiere në kompani private; përvoja në hoteleri-turizëm dhe në ndërtim konsiderohet përparësi.
- Duhet të zotërojë njohuri të mira mbi legjislacionin tatimor.
- Nevojiten njohuri të mira për legjislacionin e punës, deklarimin e punonjësve, si edhe proceset e shitjes dhe blerjes.
- Kërkohet njohuri në hartimin e pasqyrave financiare në përputhje me standartet kombëtare të kontabilitetit.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, të jetë bashkëpunuese dhe kërkuese në punë.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në planifikim dhe organizim.
- Duhet të ketë njohuri të mira në programet bazë kompjuterike dhe financiare, veçanërisht Alfa Web.
- Kërkohet paraqitje e mirë profesionale.
- Duhet të njohë gjuhën angleze dhe italiane.
- Mosha e kërkuar është 30 vjeç e sipër.
Dokumentet e kërkuara
- Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të mbështeten me referencat përkatëse me numra kontakti.