Përshkrimi
Kompania është në kërkim të një Inxhinier/e Ndërtimi për infrastrukturë rrugore në zbatim, me vendndodhje pune në Rajoni Tirane.
Detyrat
- Të përgatisë dhe të ndjekë ecurinë e grafikut të punimeve në përputhje me projektin dhe planin organizativ.
- Të hartojë dhe të verifikojë të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit, përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, librezat e masave, preventivin dhe situacionet.
- Të garantojë që punimet të realizohen sipas standardeve dhe politikave të kompanisë.
- Të marrë në dorëzim fazat e zbatimit të punimeve dhe të zhvillojë inspektime të rregullta në objekt.
- Të përgatisë raporte ditore dhe javore, duke pasqyruar problematikat përkatëse dhe progresin e tyre.
Kualifikimet
Kandidatët duhet të përmbushin këto kërkesa:
- Të kenë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi me profil Infrastrukturë/Transport.
- Të kenë mbi 5 vite përvojë pune në zbatim në fushën e Ndërtimeve të Infrastrukturës Rrugore.
- Të kenë eksperiencë në përgatitjen e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave dhe preventivëve.
- Të zotërojnë njohuri shumë të mira në programe inxhinierike si Autocad dhe Paketa Office.
- Përparësi do të kenë kandidatët me eksperiencë në zbatimin e kontratave për punë publike në infrastrukturë, si edhe me njohje të mirë të gjuhës angleze.
Të gjitha kërkesat e mësipërme duhet të mbështeten me referencat përkatëse me numra kontakti.