Përshkrim
Shisha Room po kërkon një Shef Kuzhine me përvojë dhe aftësi për udhëheqje. Kandidati/ja do të drejtojë në tërësi proceset e kuzhinës dhe do të sigurojë ruajtjen e standardeve të cilësisë.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Planifikimi dhe drejtimi i punës në kuzhinë;
- Mbikëqyrja dhe bashkërendimi i ekipit të kuzhinës;
- Përgatitja e turneve dhe caktimi i detyrave;
- Ruajtja e cilësisë dhe unifikimit të produkteve;
- Mbikëqyrja e përgatitjes dhe paraqitjes së ushqimit;
- Administrimi i stokut dhe kontrolli i shfrytëzimit të lëndëve të para;
- Ndjekja e kostove dhe minimizimi i humbjeve;
- Verifikimi i higjienës dhe zbatimit të standardeve për sigurinë ushqimore;
- Koordinimi me menaxhmentin dhe ekipin e shërbimit;
- Hartimi dhe përmirësimi i menusë së bashku me menaxhmentin;
- Garantimi i mbarëvajtjes së kuzhinës edhe në periudhat me ngarkesë të lartë.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Përvojë e dëshmuar në rolin e Shef Kuzhine;
- Shkathtësi të mira në drejtim dhe organizim;
- Njohuri të mira të gastronomisë dhe proceseve të kuzhinës;
- Aftësi për udhëheqjen e ekipit;
- Njohuri për administrimin e kostove dhe inventarit;
- Ndjenjë përgjegjësie dhe kujdes ndaj standardeve higjienike;
- Aftësi për punë nën presion në ambiente me fluks të madh.
Çfarë ofrojmë:
- Mjedis pune profesional dhe dinamik;
- Pagë konkurruese;
- Mundësi për avancim profesional;
- Trajnim dhe përfshirje në ekip.