Rreth pozitës
Shisha Room po kërkon një Kamarier/e energjik/e, komunikues/e dhe të përqendruar te klienti, për t’iu bashkuar stafit të shërbimit.
Detyrat kryesore
Përgjegjësitë kryesore:
- Pritja dhe ndihma për klientët;
- Prezantimi i menysë dhe ofrimi i informacionit për produktet;
- Pranimi i porosive dhe përcjellja e tyre me saktësi;
- Shërbimi profesional i ushqimeve dhe pijeve;
- Mbajtja nën kujdes e tavolinave dhe pastërtisë në hapësirën e shërbimit;
- Komunikim i sjellshëm dhe profesional me klientët;
- Koordinim me kryekamarierin, banakun dhe kuzhinën;
- Respektimi i standardeve dhe procedurave të shërbimit.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Përvoja në një pozitë të ngjashme konsiderohet përparësi;
- Aftësi të zhvilluara komunikimi;
- Qasje korrekte dhe paraqitje profesionale;
- Aftësi për të punuar shpejt dhe me vëmendje ndaj detajeve;
- Kapacitet për punë ekipore dhe nën presion;
- Gatishmëri për angazhim me turne;
- Njohja e gjuhës angleze vlerësohet si avantazh.
Ofrojmë: Pagë konkurruese, mjedis profesional, trajnim dhe mundësi për zhvillim.