Përshkrimi
Shisha Room Tirana po kërkon një Kryekamarier/e me eksperiencë, përgjegjshmëri dhe aftësi për organizim. Personi i zgjedhur do të koordinojë shërbimin në sallë dhe do të sigurojë një përvojë cilësore për klientët.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Udhëheqja dhe mbikëqyrja e ekipit të kamarierëve përgjatë turnit;
- Menaxhimi i tavolinave, rezervimeve dhe rrjedhës së klientëve;
- Ruajtja e standardeve të shërbimit dhe të paraqitjes;
- Pranimi dhe verifikimi i porosive për të garantuar korrektësinë e tyre;
- Komunikimi në mënyrë profesionale me klientët, si edhe zgjidhja e kërkesave ose çështjeve të tyre;
- Bashkërendimi me banakun, kuzhinën dhe menaxhmentin;
- Sigurimi që salla të jetë e përgatitur para hapjes dhe e sistemuar pas mbylljes;
- Vëzhgimi i punës dhe disiplinës së stafit gjatë turnit;
- Njoftimi i menaxhmentit për çdo problematikë.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme si kryekamarier/e ose në një rol të ngjashëm;
- Aftësi të zhvilluara në komunikim dhe organizim;
- Zotësi për drejtimin e një ekipi;
- Qasje e fokusuar te klienti dhe shërbimi me cilësi;
- Aftësi për punë në mjedise dinamike me ritëm të lartë;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe prezantim profesional;
- Njohuri të gjuhës angleze.