Përshkrimi
Pozicioni Operatori i Logjistikës dhe Shërbimit merret me organizimin, bashkërendimin dhe administrimin e proceseve logjistike të kompanisë, me qëllim që administrata dhe kantieret të furnizohen në afat me materiale, pajisje, mjete pune dhe shërbime mbështetëse. Roli kërkon bashkëpunim të pandërprerë me stafin administrativ, drejtuesit e kantiereve, furnitorët dhe nënkontraktorët, në mënyrë që aktivitetet operative të zhvillohen pa pengesa.
Detyrat
1. Logjistika e Administratës
- Kujdeset që zyrat të kenë vazhdimisht materialet e punës, pajisjet dhe artikujt e konsumit të nevojshëm.
- Administron inventarin e materialeve dhe pajisjeve që përdoren nga administrata.
- Organizon dhe ndjek dërgesat si edhe transportet që i duhen administratës.
- Mban regjistrime të përpikta për hyrje-daljet e materialeve, të pajisjeve dhe për lëvizjet e stafit me Taksi.
- Koordinon udhëtimet, rezervimet dhe mbështetjen operative për punonjësit e administratës gjatë trajnimeve brenda ose jashtë vendit, si edhe për vizitorët e jashtëm.
2. Logjistika e Kantiereve
- Planifikon dhe organizon furnizimin e kantiereve me veshje pune dhe artikuj konsumi.
- Bashkërendon transportin e materialeve dhe pajisjeve që nevojiten në kantier.
- Punon ngushtë me stafin e kantiereve për të identifikuar nevojat operative.
- Organizon lëvizjen e pajisjeve nga një projekt në tjetrin.
3. Logjistika e Punonjësve dhe Projekteve Jashtë Qytetit
- Organizon transportin e punonjësve për në kantieret që ndodhen jashtë qytetit.
- Koordinon akomodimin dhe kërkesat logjistike të stafit që angazhohet në projekte larg vendbanimit.
- Planifikon udhëtimet, rezervimet dhe mbështetjen operative për ekipet që punojnë në terren.
- Ndjek shpenzimet logjistike dhe sugjeron masa për përmirësimin e efikasitetit të tyre.
- Garanton që të gjitha nevojat logjistike të projekteve të largëta të plotësohen në kohë dhe sipas standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Logjistikë, Administrim Biznesi ose në fusha të afërta.
- Së paku 2–3 vjet përvojë pune në logjistikë, me përparësi në sektorin e ndërtimit.
- Njohuri mbi proceset e furnizimit, transportit dhe menaxhimit të aseteve.
- Aftësi të mira në organizim, planifikim dhe koordinim.
- Gatishmëri për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa procese në të njëjtën kohë.
- Njohuri në përdorimin e programeve Microsoft Office.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipet në zyrë dhe në terren.
- Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe korrektësi në ndjekjen e proceseve.
- Aftësi për zgjidhje problemesh dhe për marrje vendimesh operative.