Përshkrimi
Vendndodhja: Zyrat Qendrore OBC
Qëllimi i Pozicionit
Ky rol ka përgjegjësi për konceptimin, bashkërendimin dhe ndjekjen e projekteve arkitektonike në çdo etapë të zhvillimit dhe zbatimit të tyre. Qëllimi është që projektet të jenë në përputhje me kërkesat funksionale, teknike, estetike dhe ligjore, duke mbështetur realizimin e suksesshëm të projekteve të kompanisë përmes koordinimit me disiplinat e tjera të projektimit, cilësisë së dokumentacionit teknik dhe zbatimit korrekt në kantier.
Detyrat
- Drejton projektin si edhe fazat e planifikimit për projekte arkitektonike dhe komplekse.
- Kujdeset për ecurinë e projektit arkitektonik në përputhje me projektin konstruktiv dhe MEP, duke ndjekur vazhdimisht koordinimin mes tyre për përfundimin e projektit definitiv dhe arritjen e objektivave të përcaktuara.
- Këshillohet me eprorin për vendimmarrjet e nevojshme gjatë hartimit të projektit.
- Garantohen përputhja me rregulloret në fuqi dhe standardet e planifikimit.
- Përgatit vizatimet e projekt-zbatimit duke integruar saktësisht projektet teknike mekanike, elektrike dhe konstruktive me projektin arkitektonik.
- Harton vizatimet e të gjitha detajeve të projektit, duke marrë konsultimet e nevojshme nga stafi teknik, nënkontraktorët dhe furnitorët.
- Mbështet eprorin në takimet me institucionet për ta përshtatur projektin sipas komenteve dhe kërkesave të tyre.
- Së bashku me Departamentin Teknik, përgatit dokumentacionin e nevojshëm për procesin e tenderimit të punimeve, përfshirë vizatimet, llogaritjet e sasive dhe specifikimet teknike, si dhe ndjek realizimin e projektit në përputhje me afatet dhe buxhetin e parashikuar.
- Përgatit projektin arkitektonik "As-Built" dhe jep kontributin e tij për departamentet e tjera përkatëse.
- Mbikëqyr punën e arkitektëve Junior dhe Graphic Desing sipas kërkesave të projektit.
- Dorëzon materialet e projektit te Departamenti Marketing-Shitje për komunikimin e produktit dhe siguron informacionin e nevojshëm grafik.
- Koordinon ndryshimet në projektet instalatore dhe, në bashkëpunim me Departamentin Teknik, vlerëson preventivat për këto ndryshime.
- Kryen kontrolle të vazhdueshme në kantier për të verifikuar progresin, cilësinë dhe përputhjen e zbatimit me projektin, duke raportuar tek eprori.
- Përgatit albumin e shitjes së njësive dhe e kontrollon ose përditëson atë në mënyrë të vazhdueshme.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Arkitekturë (Bachelor + Master).
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune, me përparësi përvojën në kompani ndërtimi.
- Të ketë përvojë në projektim dhe ndjekje të projekteve komplekse dhe polifunksionale.
- Të njohë shumë mirë AutoCAD dhe programet e përpunimit grafik.