Përshkrimi
Pozita e Inxhinier/e Elektrik/e është e vendosur në Zyrat Qendrore OBC.
Qëllimi i këtij roli është të udhëheqë projektimin, bashkërendimin, mbikëqyrjen dhe realizimin e instalimeve elektrike në kuadër të projekteve të kompanisë, duke siguruar standard të lartë teknik, pajtueshmëri me normat dhe rregulloret në fuqi, respektim të afateve dhe menaxhim sa më efikas të kostove. Në këtë funksion, kandidati/ja ndihmon në zhvillimin e punimeve në mënyrë të sigurt dhe funksionale, në bashkëpunim me ekipet e projektimit, zbatimit dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
Detyrat
- Përgatit, rishikon dhe interpreton projekte elektrike për objekte rezidenciale, komerciale dhe industriale.
- Jep vlerësime profesionale dhe sugjerime për projektet e hartuara nga projektues të jashtëm.
- Mbikëqyr punimet elektrike në terren dhe verifikon cilësinë e zbatimit të tyre.
- Bashkërendon punën me ekipet e projektimit, ekipet zbatuese dhe nënkontraktorët.
- Siguron që instalimet të realizohen në përputhje me projektet, standardet teknike dhe legjislacionin në fuqi.
- Kryen inspektime teknike dhe përgatit raporte të rregullta për ecurinë e punimeve.
- Administron dokumentacionin teknik, preventivat dhe situacionet e punimeve.
- Zbulon dhe trajton çështjet teknike që paraqiten gjatë fazave të ndërtimit.
- Zbaton dhe ndjek procedurat e sigurisë dhe të shëndetit në punë.
- Bashkëpunon me investitorë, projektues, furnitorë dhe autoritete përkatëse sa herë që kjo kërkohet.
Kualifikimet
- Ka diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Ka të paktën 5 vite përvojë pune në projekte ndërtimi dhe në instalime elektrike.
- Zotëron njohuri të mira për sistemet e tensionit të ulët dhe të mesëm, panelet elektrike, sistemet e ndriçimit, sistemet e sigurisë dhe automatizimin.
- Ka aftësi për të lexuar dhe kuptuar vizatime teknike dhe dokumentacion projekti.
- Njeh programet AutoCAD, Revit dhe paketën Microsoft Office.
- Ka shkathtësi të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese.
- Është i/e aftë të punojë në ekip dhe të menaxhojë disa detyra në të njëjtën kohë.