Vendndodhja e punës është në Zyrat Qendrore OBC.
Qëllimi i Pozicionit
Kompania po kërkon një Inxhinier Mekanik/Hidroteknik me përvojë, i cili do të merret me hartimin, bashkërendimin dhe mbikëqyrjen e punimeve mekanike dhe hidraulike në kuadër të projekteve të ndërtimit. Profili i përshtatshëm për këtë rol duhet të ketë kompetenca të forta teknike, aftësi të mira organizimi dhe koordinimi, si edhe njohuri të thelluara për projektimin dhe zbatimin e instalimeve mekanike dhe hidraulike.
Detyrat
- Shqyrton projektet e ardhura nga projektues të jashtëm dhe jep vlerësim profesional për to.
- Propozon alternativa sa më të përshtatshme për projektet mekanike dhe hidraulike.
- Mbikëqyr zhvillimin e punimeve mekanike dhe hidraulike në çdo etapë të projektit, duke filluar nga koncepti dhe projektimi e deri te zbatimi dhe kolaudimi final.
- Organizon, planifikon dhe kontrollon procesin e punës për të siguruar që realizimi i punimeve të bëhet sipas kërkesave teknike dhe standardeve të projektit.
- Përpilon dhe bashkërendon dokumentacionin tekniko-ligjor që nevojitet për sigurimin e lejeve pranë institucioneve përgjegjëse.
- Përllogarit dhe rishikon kostot e instalimeve mekanike dhe hidraulike, si edhe harton preventivat përkatëse.
- Studion tregun e materialeve mekanike dhe hidraulike, si në vend ashtu edhe jashtë tij, dhe bashkëpunon me departamentet e tjera për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme.
- Harton dhe ndjek grafikun e realizimit të punimeve mekanike dhe hidraulike në përputhje me planin e përgjithshëm të projektit.
- Përgatit dhe verifikon situacionet mujore të punimeve.
- Projekton dhe zbaton instalime për sistemet: KUB/KUZ; HVAC, Aspirim dhe ventilim; Stacione pompash; Linja kryesore furnizimi me ujë; Kanalizime dhe menaxhim të ujërave; Mbrojtje nga zjarri (MNZ).
- Projekton dhe mbikëqyr zbatimin e hidroizolimeve në muret nëntokësore, tualete, lozha dhe tarraca.
- Kryen verifikimin sasior të materialeve që përdoren në objekt.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë universitare nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, në degën Inxhinieri Hidroteknike.
- Nevojiten të paktën 5 vite përvojë pune në role të ngjashme.
- Kërkohen njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Duhet të zotërojë shumë mirë programet AutoCAD, Revit ose programe të tjera të ngjashme për projektim dhe llogaritje.
- Nevojiten aftësi të mira në organizim, komunikim dhe bashkëpunim në ekip.
- Kandidati duhet të jetë në gjendje të menaxhojë disa procese pune në të njëjtën kohë dhe të respektojë afatet e vendosura.
Dokumentet e kërkuara