Përshkrimi
Qëllimi i Pozicionit:
Roli i Inxhinierit Kostoist ka për synim analizimin, kontrollin dhe ndjekjen e kostove në projektet e ndërtimit. Pozicioni përfshin përgatitjen e situacioneve mujore, hartimin e preventivave, zhvillimin e analizave teknike dhe financiare, si dhe raportimin mbi progresin e punimeve, me qëllim që projektet të realizohen brenda buxhetit, afateve të përcaktuara dhe standardeve të kërkuara.
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Zyrat Qendrore OBC
Detyrat
- Përpilon situacionet mujore të punimeve duke u mbështetur në të dhënat e dorëzuara nga Inxhinierët e Projektit dhe në dokumentacionin shoqërues, përfshirë Librezat e Masave.
- Bën analizën e punimeve të situacionuara në sasi dhe në vlerë.
- Përgatit analiza çmimesh duke u bazuar si në normat reale të realizimit në kantier, ashtu edhe në norma të llogaritura nga përvoja dhe praktikat e kompanisë.
- Harton raporte javore dhe mujore që pasqyrojnë ecurinë teknike dhe rezultatet financiare të projekteve.
- Përgatit procesverbale për punë shtesë dhe për ndryshime të kërkuara nga klientët që tejkalojnë kushtet kontraktuale.
- Kontrollon dhe regjistron volumet e realizuara në kantier, si edhe përgatit përmbledhje për punimet e kryera.
- Zhvillon analiza dhe ushtron kontroll mbi kostot e zërave të punimeve dhe aktiviteteve të projektit.
- Përcakton norma pune dhe llogarit kostot për materiale, pajisje dhe burime të tjera, kur kjo kërkohet.
- Ndjek ecurinë e punimeve në përputhje me grafikun e realizimit dhe planin e projektit.
- Përgatit preventivat për punime të planifikuara, si edhe për ato të paparashikuara që duhen zbatuar gjatë zhvillimit të projektit.
- Bën zbërthimin e preventivave të objektit dhe përcakton nevojat për materiale, fuqi punëtore dhe makineri.
- Harton analiza teknike për zërat e punës duke u mbështetur në çmimet aktuale të materialeve, normat e punës dhe kostot operative.
- Bashkëpunon ngushtë me Departamentin Teknik, Menaxherët e Projekteve dhe Departamentin Financiar për të ndjekur dhe optimizuar kostot.
- Evidenton devijimet nga buxheti dhe sugjeron masa korrigjuese për përmirësimin e performancës financiare të projektit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Inxhinieri Ndërtimi.
- Të paktën 2–3 vite përvojë pune në role të ngjashme brenda sektorit të ndërtimit.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.
- Njohuri të mira në përdorimin e programit AutoCAD.
- Aftësi të zhvilluara analitike dhe numerike.
- Shkathtësi shumë të mira në organizim, komunikim dhe bashkëpunim në ekip.
- Aftësi për të punuar nën afate të shkurtra dhe për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë.
- Integritet profesional dhe përqendrim i lartë ndaj detajeve.
Dokumentet e kërkuara