Neptun shpk është një kompani udhëheqëse e tregtisë me pakicë për elektronikë konsumatore dhe pajisje elektroshtëpiake, si pjesë e Grupit BALFIN. Që prej krijimit në 1993, Neptun ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka të njohura ndërkombëtare të teknologjisë dhe, si rishitës i autorizuar, u ofron klientëve mbi 7,500 produkte. Kompania ka një rrjet me 30 dyqane fizike dhe ka qenë pararendëse e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun vepron edhe në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1998 dhe në Kosovë që nga viti 2007.
BALFIN Grup renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I krijuar në vitin 1993, BALFIN zhvillon aktivitet në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i grupit përfshin banka, zhvillim të pasurive të paluajtshme, tregti me shumicë e pakicë, menaxhim asetesh, turizëm, logjistikë, arsim dhe argëtim.
Me rreth 5,500 profesionistë, Grupi BALFIN vijon zgjerimin e qëndrueshëm, i mbështetur në etikën e biznesit, stabilitetin financiar, inovacionin dhe angazhimin e vazhdueshëm për komunitetin përmes Fondacionit Mane.
Pozicioni punës: Këshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Vlorë
Këshilluesi i Klientit synon të sigurojë shërbim cilësor për klientët dhe të kujdeset për hapësirën që ka në përgjegjësi.
Neptun ofron një paketë përfitimesh konkurruese, përfshirë pagë të drejtë që bazohet në merita dhe në vlerësimin e performancës.
Kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.