Neptun shpk është një emër udhëheqës në shitjen me pakicë të elektronikës së konsumit dhe pajisjeve elektroshtëpiake, si pjesë e Grupit BALFIN. Që prej krijimit në 1993, Neptun ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka të njohura ndërkombëtare të teknologjisë dhe, si rishitës i autorizuar, u vë në dispozicion klientëve mbi 7,500 produkte. Krahas rrjetit prej 30 dyqanesh fizike, kompania ka qenë pararendëse e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun vepron edhe në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1998 dhe në Kosovë që nga viti 2007.
BALFIN Grup renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I krijuar në vitin 1993, BALFIN ushtron veprimtarinë në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i larmishëm i grupit mbulon bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjen me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë në staf, Grupi BALFIN vijon zgjerimin e qëndrueshëm, duke u mbështetur te etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për komunitetin përmes Fondacionit Mane.
Roli i punës: Këshillues Klienti
Departamenti: Retail
Lokacioni: Neptun QTU
Roli kryesor i Këshillues Klienti është të garantojë shërbim të shkëlqyer për klientët dhe të kujdeset për hapësirën nën përgjegjësinë e tij/saj.
Neptun ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, përfshirë pagë të drejtë të bazuar në meritë dhe vlerësim të performancës.
Kandidatët që përzgjidhen pas shqyrtimit të CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.