Përshkrimi
Neptun shpk është një kompani udhëheqëse e shitjes me pakicë për elektronikë konsumatore dhe pajisje elektroshtëpiake, pjesë e Grupit BALFIN. Që prej krijimit në 1993, Neptun ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka ndërkombëtare të njohura të teknologjisë dhe, si rishitës i autorizuar, u ofron klientëve mbi 7,500 produkte. Kompania operon me 30 dyqane fizike dhe ka qenë pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun vepron edhe në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1998 dhe në Kosovë që nga viti 2007.
BALFIN Grup renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I krijuar në vitin 1993, BALFIN ushtron veprimtarinë në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i larmishëm i grupit mbulon bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë, Grupi BALFIN vijon zgjerimin e qëndrueshëm, duke u mbështetur në etikë të fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Roli: Asistente Ekzekutive
Vendndodhja: Tiranë
Asistentja e Drejtorit Ekzekutiv do të mbulojë një gamë të gjerë përgjegjësish administrative dhe ekzekutive, me aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur me pak ose pa mbikëqyrje.
Detyrat
- Menaxhon kalendarin e Drejtorit Ekzekutiv dhe përgjegjësitë administrative të zyrës përkatëse.
- Kultivon marrëdhënie profesionale dhe korrekte me ekipin drejtues, si edhe me palët e brendshme dhe të jashtme.
- Planifikon e organizon aktivitete, mbledhje, konferenca, komitete dhe projekte të posaçme, ndërsa administron agjendën e përditshme të Drejtorit Ekzekutiv.
- Përpilon raporte, korrespondencë, memorandume, formularë, agjenda, prezantime dhe procesverbale; kontrollon që dokumentet të jenë të sakta, të plota dhe në përputhje me formatet e përcaktuara.
- Ruajn dokumentacionin elektronik dhe fizik të zyrës së Drejtorit Ekzekutiv, duke siguruar konfidencialitet dhe përdorim të informacionit vetëm me autorizimin e duhur.
- Menaxhon korrespondencën hyrëse dhe dalëse të Drejtorit Ekzekutiv, përfshirë regjistrimin, shpërndarjen dhe hedhjen e të dhënave përkatëse në databazë.
- Harton dhe përpunon raporte ose të dhëna statistikore të ndryshme për mbështetjen e Drejtorit Ekzekutiv.
- Mundëson komunikimin dhe bashkërendimin ndërmjet Drejtorit Ekzekutiv dhe kontakteve të tjera, që qarkullimi i informacionit të vijojë rregullisht edhe kur ai mungon.
- Organizon udhëtimet e punës, vizitat zyrtare dhe akomodimin për Drejtorin Ekzekutiv dhe vizitorët.
- Menaxhon protokollin e takimeve të Drejtorit Ekzekutiv, brenda dhe jashtë mjediseve të kompanisë.
- Ndjek udhëzimet e Drejtorit Ekzekutiv dhe ua përcjell ato menaxherëve dhe funksioneve përkatëse.
- Vëzhgon median e shkruar dhe elektronike dhe njofton Drejtorin Ekzekutiv për çështje politike, ekonomike ose konkurruese me rëndësi të veçantë që mund të ndikojnë biznesin e kompanisë.
- Mbikëqyr zbatimin e udhëzimeve administrative për funksionimin dhe kushtet fizike të Back Office, duke propozuar përmirësime kur nevojiten.
- Menaxhon inventarin dhe materialet e zyrës, parashikon nevojat dhe koordinon porositë përkatëse.
- Siguron funksionimin e pajisjeve të zyrës dhe koordinon mirëmbajtjen ose zgjidhjen e çështjeve teknike kur kërkohet.
- Jep mbështetje administrative për zyrat e tjera dhe, kur është e nevojshme, delegon përgjegjësi te anëtarët e stafit.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor; MBA përbën avantazh.
- Të paktën 2 vite eksperiencë në role të ngjashme.
- Zotërim i rrjedhshëm i gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Njohuri të mira kompjuterike.
- Aftësi të forta në administrim.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate të ngushta.
Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, përfshirë pagë të drejtë të bazuar në merita dhe në vlerësimin e performancës.