Përshkrimi
Oficeri i Kontrollit të Cilësisë mban përgjegjësi për zbatimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në projekt, duke garantuar që punimet dhe instalimet në kantier të respektojnë politikat e cilësisë të kompanisë, standardet kombëtare e ndërkombëtare, si edhe kërkesat e klientit.
Detyrat
- Zbaton Planin e Cilësisë dhe planet e kontrollit dhe inspektimit në kantier.
- Ofron udhëzime për inspektim për ekipin e zbatimit të projektit lidhur me çështjet e cilësisë.
- Krijon dhe ruan marrëdhënie profesionale të mira me klientin dhe përfaqësuesit e tij.
- Mbikëqyr që punimet ndërtimore të nënkontraktorëve të realizohen me cilësinë e kërkuar dhe brenda afateve të përcaktuara.
- Siguron që i gjithë dokumentacioni i projektit të jetë i përditësuar dhe i gatshëm për inspektim.
- Zbulon problematika në kantier që lidhen me cilësinë e materialeve dhe të punimeve.
- Pranon dhe kontrollon materialet që mbërrijnë në kantier, duke verifikuar përputhjen e tyre me specifikimet teknike dhe përzgjedhjet e kompanisë.
- Kryen aktivitetet sipas planeve të inspektimit, në fazën e pranimit, gjatë procesit dhe në përfundim.
- Raporton çdo ditë mbi aktivitetet e cilësisë në kantier.
- Merr pjesë dhe udhëheq hetimet në terren në prani të Koordinatorit të cilësisë.
- Bashkërendon, verifikon dhe shpërndan të gjithë dokumentacionin e cilësisë.
- Ndjek dhe monitoron të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me cilësinë në projekt.
- Jep mbështetje në auditimet e brendshme dhe të jashtme të kompanisë.
- Merr pjesë në takimet e cilësisë të organizuara nga klientët në kantier.
- Administron korrespondencën hyrëse dhe dalëse të cilësisë, përfshirë shpërndarjen e Kërkesave për Inspektim.
- Raporton problematikat që lidhen me kthimet dhe mospranimet, si edhe ndjek NCR-të e hapura për materialet.
- Ndihmon në përgatitjen e gjithë dokumentacionit përmbyllës të projektit.
- Ndjek Raportet e Jo Konformitetit.
- Monitoron punën dhe bashkëpunon ngushtë me eprorin.
- Zbaton, mirëmban, monitoron dhe ndjek regjistrat, duke përfshirë inspektimin e materialeve, Jo-Konformitetet/Masat Korrigjuese, si dhe elemente të ngjashme.
- Përgatit raportet e progresit në baza javore, mujore dhe vjetore.
- Bashkërendon dhe ndjek testimet që zhvillohen në kantier.
Kualifikimet
- Edukimi: Inxhinier Ndërtimi
- Gjuhë të huaja: Kërkohen njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri kompjuterike: Kërkohet përdorim i mirë i Msc Office dhe Autocad.
- Eksperienca e kërkuar: Nevojiten mbi 3 vite experience pune në një pozicion të ngjashëm.