Përshkrimi
Pozicioni i Oficerit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë ka si funksion kryesor zbatimin dhe mbikëqyrjen e “Rregullores se sigurimit teknik per punen ne ndertim”, të “Rregullores dhe sistemit te Menaxhimit te ISO 45001:2018” të kompanisë Gener2, si edhe të legjislacionit të përgjithshëm të sigurisë në kantieret e ndërtimit të kompanisë.
Detyrat
- Zhvillon trajnimet bazë në kantier dhe trajnimet e posaçme për personelin, në përputhje me programin e planifikuar të trajnimeve.
- U jep udhëzime punëtorëve, inxhinierëve dhe manovratorëve me qëllim minimizimin e rrezikut nga aksidentet e mundshme.
- Mbikëqyr zbatimin e Planit të Sigurisë dhe Koordinimit në kantier.
- Merr përsipër trajnimin dhe zbatimin e procedurave të parashikuara në Planin e Sigurisë dhe Koordinimit për situatat emergjente.
- Verifikon që mënyra e organizimit dhe kryerjes së punës të jetë në harmoni me udhëzimet për punë të sigurt.
- Kërkon pezullimin e çdo aktiviteti pune që zhvillohet jashtë standardeve të sigurisë dhe që paraqet rrezik të menjëhershëm për stafin.
- Kryen inspektime të përditshme sipas planit të inspektimeve dhe plotëson dokumentacionin përkatës në përputhje me procedurën e Oficerit të Sigurisë.
- Përditëson regjistrin e inspektimeve, ndjek zbatimin e masave të sigurisë dhe ia raporton këtë HS Manager me frekuencë javore.
- Plotëson listat e kontrollit për punime të veçanta sipas planit të inspektimeve.
- Mban të dhëna statistikore për incidentet që ndodhin në kantier.
- Siguron kontrollin e zbatimit të të gjitha masave parandaluese dhe mbrojtëse të përcaktuara në Planin e Sigurisë dhe Koordinimit.
- Shqyrton dokumentacionin e makinerive, ambientin e punës dhe strukturat, kryen matje të zhurmës, nxehtësisë dhe vibrimeve dhe i regjistron ato me pajisjet përkatëse.
- Kontrollon nëse punëtorët janë të pajisur me mjetet e duhura personale të sigurisë, si syze, kufje, doreza dhe veshje pune të përshtatshme.
- Verifikon dokumentacionin ligjor të detyrueshëm për sigurinë dhe shëndetin në punë në kantier.
- Shqyrton masat e ndërmarra për mbrojtjen nga sëmundjet profesionale.
- Analizon procedurat e punës në ambiente të rrezikshme ose në punë që përfshijnë substanca potencialisht të rrezikshme.
Kualifikimet
- Edukimi: Preferohet Fakulteti i Inxhinierisë.
- Certifikime: Certifikata sigurie si “Pergjegjes i Sigurise dhe Shendetit ne Pune”, “Koordinator i Sigurise” ose certifikata të tjera në fushën e sigurisë.
- Gjuhë të huaja: Anglisht, Italisht.
- Njohuri kompjuterike: Msc Office, Autocad, Project.
- Eksperienca e kërkuar: Mbi 3 vjet në fushën e ndërtimit dhe mbi 2 vit në sigurimin teknik.
- Të jetë i gatshëm për të punuar jashtë Tirane.